Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

LSM nuk pajtohet në tërësi me konceptin e propozuar për të dielën si ditë jo pune

Shkup, 1 prill – Zhurnal.mk – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë nuk pajtohet me propozimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e drejta që e diela të jetë ditë jo pune, të rregullohet edhe me Ligjin për tregti, përveç me Ligjin për marrëdhënie pune.

Sindikata konsideron se kjo e drejtë duhet të rregullohet vetëm me Ligjin për marrëdhënie pune si ligji themelor i punës, ndërsa jo të rregullohet me ligje të veçanta, sepse kjo mund të sjellë deri te pabarazia e të drejtave të punëtorëve dhe të shkaktojë pasiguri juridike.

Prej atje informojnë se kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit ekonomik-social në të cilën është shqyrtuar kjo çështje, por e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre.

“LSM e shprehu pakënaqësinë nga ajo që pas një periudhe prej 6 muajve negociata dhe marrëveshje të detajeve për mënyrën dhe procedurën e realizimit të kësaj të drejte të punëtorëve, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe ministrja e cila është njëherit edhe kryetare e KES, Jagoda Shahpaska e ndryshoi konceptin dhe propozon kjo e drejtë përveç në Ligjin për marrëdhënie pune të rregullohet edhe me Ligjin për tregti”, thuhet në kumtesë.

Rritja e shtesës së pagës për punë të dielën, sipas Sindikatës, duhet të rritet së paku 100 për qind për çdo orë të kaluar në punë të dielën. Sindikata bën përpjekje dhe për atë të gjithë punëtorët që do të punojnë të dielën të marrin një ditë për pushim javor në ditën para të dielës të cilën do ta punojnë.

“LSM shprehu brengë për zgjerim të veprimtarive duke e përfshirë edhe lejen e punës së qendrave tregtare, të cilat do të jenë në përjashtimet të cilët do të mund të punojnë të dielën. LSM konsideron se veprimtaritë ndihmëse dhe shoqëruese gjegjësisht vendet e punës të cilat parashikohen të punojnë të dielën nuk janë saktësuar dhe nuk janë definuar në ligj dhe ky formulim nuk është i qartë dhe i përgjithshëm, nuk është konfirmuar për sa numër të punëtorëve bëhet fjalë, dhe e njëjta mund të jetë burim i manipulimeve dhe keqpërdorimeve, ndërsa me formulimin e tillë të paqartë, në vend se me ndryshimet ligjore të rregullohet e drejta që e diela të bëhet ditë jo pune, në fakt e diela do të bëhet ditë pune për numrin më të madh të punëtorëve”, citohet në kumtesë.

Në pjesën e ndalesave, propozojnë në tërësi të ndalohet puna e atyre punëdëhënsve të cilët do të punojnë të dielën, ndërsa nuk janë në përjashtimet, ndërsa jo vetëm të ndalohet puna në objektin ku është konfirmuar parregullsia.

Nga LSM sërish theksojnë se nuk pajtohen që ndryshimet ligjore të anulohen për janarin e vitit 2022 ku propozoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...