Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

LSM: Punëtorët duhet të jenë në qendër të interesit të politikave qeveritare

Shkup, 7 tetor, zhurnal.mk – Punëtorët dhe qytetarët duhet të jenë në qendër të interesit të të gjitha politikave qeveritare, porosit Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë me rastin e Ditës Botërore për Punë të Denjë – 7 Tetori.

“LSM të gjitha kapacitetet e saj i drejton në drejtim të ndërmarrjes së aktiviteteve dhe masave për sigurimin e punës së denjë për të gjithë, e kjo nënkupton punë e cila përfshin mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së njerëzve, vende reale dhe të qëndrueshme të punës, fitim i cili do të garantojë qëndrueshmëri ekzistenciale, siguri sociale, barazi gjinore, respektim të të drejtave të njeriut pa diskriminim dhe mjedis të shëndoshë jetësor”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Sindikata paralajmëron se në periudhën e ardhshme aktivitetet e saj do t’i drejtojë kah realizimi i motos së zgjedhur nga ana e organizatave ndërkombëtare sindikale – “Marrëveshje e re sindikale për rimëkëmbje dhe qëndrueshmëri”.

Postime të ngjashme

Protokolle për regjistrim, “Nuk është problem të hyjnë nëpër shtëpitë nëse respektohen masat”

T E

Fërçkovski kthehet nga posti i ambasadorit ende pa u emëruar

T E

Presidenti Pendarovski mori pjesë në debatin “Ikja e trurit dhe gjendja me demokracinë në Evropë”

R Zh

Bruksel/ RMV ka përmbushur kushtet, pengesë Bullgaria

R Zh

Blegtorët e Pollogut kërkojnë subvencionet

T E

Konfirmohet lloji britanik i virusit edhe tek pacienti i dytë nga Manastiri

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...