LSM: Sot 92 për qind e punëtorëve duhej të pushonin, ndërsa të tjerët të marrin mëditje më të larta

Shkup, 3 tetor – Lidhja e sindikatave të Maqedonisë sot reagoi ndaj mosmiratimit të ligjit me të cilin e diela duhet të jetë ditë e  pushimit javor dhe kërkon nga deputetët përgjigje përse nuk e bënë atë.

 

“Sot duhej të pushonin 92 për qind e të punësuarve, ndërsa tetë për qind e punëtorëve të cilët për shkak të specifikave të vendeve të punës duhej të punonin, do të ishin paguar me së paku 50 deri 100 për qind shtesë për punë në ditë të pushimit javor”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

Nga Sindikata i pyesin deputetët përse nuk gjetën kohë dhe mirëkuptim për punëtorët për ta votuar zgjidhjen ligjore me të cilën e diela shpallej ditë e pushimit javor.

“A e dinë se punëtorët sot punojnë dhe për atë nuk janë paguar plotësisht për së paku plus prej 50 deri 100 për qind të mëditjes së tyre? Do t’i përkujtojmë çdo të diel, sa dëm i është shkaktuar punëtorit për shkak të lojërave dhe intrigave politike”, thonë nga LSDM.

Related posts

Gjykata penale Shkup e konfirmoi dënimin prej 19 viteve për Angela Gjorgjievska në lëndën “Pino”

D V

EFSE e theksoi Bankën popullore si lidere në rajon në mbështetjen e zhvillimit të sektorit fintek

Z H

Mishel: Ballkani Perëndimor ka rëndësi strategjike për BE-në

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More