“Luajti rol kyç, e dërgoi Lillen në Ligën e Kampionëve” – L’Equipe vlerëson lartë Edon Zhegrovën për paraqitjen

nga D V

Gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe”, ka analizuar lojën e Lilles në play-off të Ligës së Kampionëve, ku e ka vlerësuar tej mase paraqitjen e Edon Zhegrovrës.

Ky medium e nis shkrimin me vështirësitë e jashtëzakonshme që ndodhën në fushën e Slavia Pragës, ku Lille arriti të kualifikohej në Ligën e Kampionëve, falë golit të Edon Zhegrovës.  

Sezoni i kaluar ishte sezoni i tij i lulëzimit dhe Edon Zhegrova u bë ‘X factor’ i LOSC Lille, shkruan “L’Equipe”.  

“Golat e Jonathan David padyshim që peshojnë shumë, por ato të kosovarit janë të të njëjtit kalibër dhe luajtën një rol kyç në kualifikimin e LOSC Lille në fazën kryesore”.  

“Një gol kaq i çmuar në kohën shtesë erdhi edhe në ndeshjen e parë kundër Fenerbahçes (2-1), tjetërn gol në ndeshjen e parë kundër Slavisë (2-0), dhe një tjetër në ndeshjen e kthimit (1-2), sulmuesi kosovar tregohet të jetë thelbësor”, shkruan ku medium i njohur.  

E veçanta e Zhegovës, sipas L’Equipe, ishte një goditje nga e majta (minuta 77), që shoi vullkanin në Eden Arena për të paktën disa minuta. Më e rëndësishmja: ai ia mundësoi klubit të tij të kualifikohet në kompeticionin më prestigjioze evropiane. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More