Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Luana dhe Arbana thumbojnë njëra-tjetrën në distancë dhe ja cili ishte shkaku

Pak ditë më parë Luana Vjollca mbylli me sukses sezonin e katërt të “Shiko kush luan”, të cilin e konsideroi si më sfiduesin dhe të vështirin nga të gjithë. Menjëherë pas përfundimit të emisionit të saj, Luana Vjollca u arratis nga Shqipëria për të nisur disa ditë pushime. Ajo udhëtoi drejt një vendi turistik, por destinacionin nuk preferoi ta bënte publik. Megjithatë ajo i ka mbajtur fansat e saj të angazhuar në rrjete sociale, duke ndarë foto të ndryshme nga pushimet e saj relaksusese.

Së fundmi ajo ka postuar në Instagram disa foto të saj dhe përkrah ka shkruar: “Gati për sepkatklin tim. Kujt i mungon ‘Shiko kush luan’ sonte?”. Fotografitë u pëlqyen shumë nga fansat e saj, por përshkrimi jo dhe aq. Pse do thoni jo?

Shumë i kanë përkthyer fjalët e Luana Vjollcës si një ironi për emisionin e Arbana Osmanit. Mbrëmjen e djeshme kjo e fundit nisi sezonin e ri të “Dua të të bëj të lumtur” dhe nisur nga fjalët e Luanës duket sikur ajo po injoron nisjen e programit të Arbanës, që të gjithë i uruan suksese për sezonin e ri. Mirëpo këto kunja në distancë nuk u mbyllën me kaq!

Poshtë fotove të Luanës, njëra nga punonjëset e stafit ka komentuar: “Ta postojmë promon për sot?”. Dhe në vend që përgjigjen t’ja jepte Luana, ja ka dhënë Arbana.

“Postoje” i është përgjigjur Osmani prerë, që duket se është aty për t’ju rikujtuar se këtej e tutje do të shfaqet ajo në ekran çdo të shtunë dhe duhet të mësohen me këtë fakt.

Një përgjigje nga Luana nuk patëm pas këtyre komenteve, por nuk munguan ato të fansave të dy moderatoreve në Instagram, të cilët shprehen të bindur se mes tyre ka lindur një “luftë e ftohtë” dhe nuk ua heq njeri nga mendja se këto fjalë ishin thumba kundrejt njëra-tjetrës.

Postime të ngjashme

Nga Jakuzi në palestër dhe pishinë/ Pushimet 32 mln paund të Tom Cruise. Aktori po relaksohet në super jahtin e Roman Abramovich

D V

Poem Vula bashkë me Sarën dhe Ledrin, takojnë Dua Lipën

D V

Veliaj konferencë me Dua Lipa: Mirënjohës për këdo na mbështeti pas tërmetit, falënderimet më të mëdha për ata që na u bashkuan me nisma humanitare konkrete

D V

“Ma la seen”, Andi dhe Arta realizojnë dëshirën e mbetur peng që në mbrëmje të maturës!

D V

Ronela Hajati shfaqet në formë të mirë nga pushimet

D V

‘Përpara Kosova, paç fat’ – Rita Ora shpërndan parakalimin e ekipit tonë në Tokio

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...