‘Luanët qajnë’ apo ‘Të shpartalluar’ – tituj e mediave angleze pas humbjes në finale

nga D V

Spanja u shpall kampion i Evropës për herë të katërt në histori. Spanjollët mundën 2:1 Anglinë në finalen e Kampionatit Evropian të luajtur në stadiumin Olimpik të Berlinit.

Kjo ishte finalja e dytë radhazi e Evropianit për Anglinë, pasi tre vite më parë u mund nga Italia.

Skuadra e Gareth Southgate është kritikuar nga analistë, ish-lojtarë dhe media gjatë gjithë turneut.

Shumë mendonin se Anglia nuk ofronte një lojë me cilësi të lartë duke marrë parasysh lojtarët që kishte.

Ndërkohë gazetat më të mëdha angleze kanë bërë disa tituj të dhimbshëm për humbjen në finale të Kombëtares së tyre:

Ja çfarë shkruajnë mediat angleze:

“The Guardian” shkruan në titullin e portalit “Goli i Mikel Oyarzabal thyen ëndrrat e Anglisë”.

Titulli i BBC-së thotë: “Anglia zemërthyer pasi Spanja shënoi golin e vonshëm për të fituar Euro”.

The Sun me titull: “ZEMRA LUANI” Anglia humbet finalen e Euro 2024, me dhimbje pasi Spanja shënoi golin e mundimshëm në fund të fundit për të fituar 2-1″.

Sky Sports kishte një titull të ngjashëm: “Oyarzabal thyen zemrën e Anglisë dhe Spanja fiton Euron”.

Metro ka shkruar në ballinën e sotme: “Luanët po qajnë sot”.

Mirror shkroi me shkronja të mëdha në faqen e parë “Të shpartalluar” dhe shtoi: “Pritja vazhdon pasi Spanja të fitojë finalen me një gol të vonuar”.

Nga ana tjetër “Daily Express” ka shkruar me titull: “Ëndrra ka mbaruar, por a na bëri krenar kombëtarja?”.

The Telegraph rikujton gjithashtu se pritja për titull të ri vazhdon me titullin: “Dhimbja vazhdon”.

Në faqen e parë të Daily Mail shkruhet: “Tension i padurueshëm, goli i mrekullueshëm… por futbolli nuk kthehet në shtëpi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More