Agjencia Zhurnal.mk

Lucid ka nisur të pranojë para porositë për makinën me rrymë që do t’i ketë 1,000 kuaj fuqi

Sfida e vërtetë për Tesla Model S, është thuajse gati

Janë bërë tri vite, që kur Lucid Air është prezantuar si koncept dhe me kalimin e kohës ka pasur edhe lajme të ndryshme, por nuk është parë se si duket versioni final, transmeton Telegrafi. Pritjes po i vjen fundi, pasi Lucid ka njoftuar se modeli Air, do të prezantohet gjatë muajit prill në New York Auto Show.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë, se nuk mund të sigurohet një makinë e tillë për ta blerë, pasi Lucid ka nisur para porositë dhe të interesuarit, duhet të paguajnë nga 900 euro që ta rezervojnë një.

Shënjestra kryesore e Lucid Air është Tesla Model S, andaj është punuar që të ketë linja të përafërta, ndërsa të mund të konkurrojë edhe me dizajn.

Brenda kësaj makine është motori, me kapacitet nga 75 deri në 130 kWh, që i mundëson të prodhojë 1,000 kuaj fuqi, me të cilat mund të arrijë nga zero deri në 100 kilometra në orë brenda 2.5 sekondave.

Deri më tani, një makinë e tillë e ka kaluar Laguna Seca për 1:48.18, duke thyer rekordin e Jaguar I-Pace.

Tani që prezantimi po afrohet, Lucid pritet të sjellë specifika shtesë rreth kësaj makine, që gjatë këtij viti edhe pritet të lansohet.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...