Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Lufta diplomatike Moskë-Sofje: Rusia dëbon diplomatin bullgar

Ministria e jashtme e Rusisë dëboi të hënën një diplomat bullgar si hakmarrje për dëbimin e një diplomati rus nga Sofja.

Ministria tha në një deklaratë se kishte thirrur ambasadorin bullgar për ta informuar atë se Nënkolonel Mitko Borisov, një atashe ushtarak në ambasadën bullgare, duhet të largohet nga vendi brenda 72 orëve të ardhshme, raporton Reuters.

Masa erdhi pasi autoritetet bullgare dëbuan një atashe ushtarak rus këtë muaj. Prokurori i shtetit tha se ai ishte përfshirë në spiunazh që nga viti 2017.

Diplomati rus është i gjashti që përjashtohet nga Bullgaria anëtare e NATO-s që nga tetori 2019 për shkak të dyshimeve për spiunazh.

Rusia pretendon se dëbimi i diplomatit të saj nga ambasada në Bullgari ishte i pabazuar.

Postime të ngjashme

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

T E

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite rrëzon një dron të rebelëve të Jemenit

T E

Banorët e Islandës janë mësuar me tërmetet, një seri prej 6 mijë tërmeteve kanë goditur ishullin

T E

Vazhdojnë protestat popullore kundër juntës ushtarake

T E

Çekia drejt katastrofës totale në spitale për shkak të Covid-19

T E

Johnson: Punonjësit britanikë do të kthehen në zyrat e tyre brenda pak muajsh

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...