Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Lufta kundër infeksioneve bakteriale pa përdorim të ilaçeve: Këta janë antibiotikët më të fuqishëm natyralë

Zbulimi dhe zhvillimi i antibiotikëve ka shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe kafshësh. Megjithatë, para se të filloni me marrjen e ilaçeve, nuk do të jetë keq të mendoni për antibiotikët natyralë

Në gjithë botën është i njohur jo vetëm si ushqim i shëndetshëm, por pothuajse si ilaç.

Tashmë me qindra vjet përdoret si antibiotik, ndërsa veç kësaj, vepron kundër viruseve, kundër mikrobeve dhe kundër kërpudhave, transmeton Telegrafi.

Më poshtë janë disa artikujt natyral që trajtojnë infeksionet dhe sëmundjet, kështu që ju nuk do të keni nevojë të merrni barna të dëmshme.

Mjalti

Mjalti është një nga antibiotikët më të lashtë. Egjiptianët e kanë përdorur atë si antibiotik natyral dhe për kujdesin e lëkurës. Mjalti përmban peroksid hidrogjeni, që njihet për vetitë antibakteriale. Ai ka gjithashtu përmbajtje të lartë në sheqer, që mund të ndalojë zhvillimin e baktereve.

Për shekuj me radhë mjalti është përdorur si një ilaç për trajtimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve, duke filluar nga ftohja, gripi, kolla tek fëmijët, deri në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës. Thuhet se mjalti mund të luftojë më shumë se 250 lloje të ndryshme bakteresh.

Hudhra

Është vërtetuar se ndihmon në shërimin e shumë sëmundjeve, përderisa substanca më e fortë quhet alicinë – që posedon përbërës kundër baktereve dhe kërpudhave.

Në mënyrë efikase shëron dhimbjet e dhëmbëve (mjafton ta copëtoni hudhrën dhe ta vendosni në dhëmbin ku ndieni dhimbje), kollën, dhimbjet në fyt, si dhe shumë sëmundje të tjera dhe pezmatime.

Qepa

Qepa ka disa veti të ngjashme medicinale me hudhrën, dhe si e tillë mund të ndihmojë në reduktimin e dhimbjeve, inflamacionit etj.

Qepa përmban substanca anti-inflamatore që rrisin qarkullimin, lehtësojnë pektorisin dhe është e përdorur gjerësisht për trajtimin e gripit, të ftohurës dhe kollës së vazhdueshme.

Echinacea

E njohur si një nga ilaçet më të mira natyrale, echinacea më së shpeshti përdoret gabimisht si ilaç kundër gripit, për çfarë ekspertët thonë se nuk i prodhon efektet e dëshiruara.

Në vend të gripit duhet të përdoret për t’i luftuar infeksionet bakteriale, për t’i trajtuar plagët e hapura ose helmimin e gjakut.

Gjithashtu prodhon rezultate në luftën kundër infeksioneve të frymëmarrjes.

Farat e grejpfrutit

Përbërësit aktiv që përmbajnë farat e këtij fruit (edhe tuli i tij,por në sasi më të vogla), janë ekstrakte jo toksike që përdoren për të vrarë një sërë virusesh dhe bakteresh si: Salmonella, E.coli, herpes etj.

Ekstrakti i kësaj fare ka efekt po aq të fortë sa edhe disa sapunë antibakterialë.

Mund të përdoret gjithashtu në ushqim, si ilaç për infeksione bakteriale, dhe mund t’i trajtojë me sukses rritjet e ndryshme në lëkurë.

Vaji i trumzës

Gjatë një studimi të vitit 2011, shkencëtarët testuan efikasitetin e livandës dhe vajit të trumzës. Të dyja këto vajra janë testuar tek më shumë se 120 baktere. Shkencëtarët zbuluan se vaji esencialë i trumzës ishte me efikas në zhdukjen e baktereve se vaji i livandës.

Njerëzit me probleme me tension të lartë të gjakut dhe hipertiroide nuk duhet të përdorin vaj esencial të trumzës.

Vaji i rigonit

Carvacrol është një përbërës që gjendet tek vaji esencial i rigonit. Ai ka veti të rëndësishme terapeutike që aktivizojnë procesin e shërimit në trup. Vaji i rigonit mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerës gastrike dhe ulur inflamacionin.

Për të trajtuar infeksionet fungale në lëkurë, shtoni disa pika vaji rigoni në ujë. Aplikojeni përzierjen në pjesët e infektuara. Mund të përdorni gjithashtu për të trajtuar infeksionet e sinusit.
Rigoni mund të përdoret edhe si çaj për detoksfikimin e trupit, duke përmirësuar funksionin e mëlçisë.

Vaji ekstra virgjin i kokosit

Vaji i kokosit ka efekt natyral anti-fungal dhe anti-mikrob që ndihmon trupin për të luftuar bakteret e dëmshme dhe infeksionet.

Ky është një antibiotik i mrekullueshëm që ta kemi afër për çdo rast i cili ka efekt edhe nëse aplikohet për përdorim të jashtëm ose për përdorim të brendshëm.

Karafili

Karafili është i veçantë shkaku i përbërësve antibakterialë. Përdoret në kujdesin ndaj shëndetin oral, por karafili luan rol në eliminimin e baktereve dhe inflamacionin e dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve.

Shafrani

Kjo erëz e verdhë mund të konsumohet apo aplikohet për të luftuar infeksionet. Ajo ndihmon trupin për të luftuar bakteret e dëmshme, duke e mbrojtur nga infeksionet dhe forcon sistemin imunitar për të parandaluar përhapjen e infeksionit.

Shafrani është treguar të jetë më efektiv se antibiotikët me recetë në treg, pa efekte anësore.

Rrënja e xhenxhefilit

Xhenxhefili është erëz shumë efikase që përdoren në ushqim dhe mjekësi. Mund të konsumohet në forma të ndryshme, si ekstraktet, vaj, pilula, tinkturë.

Është i hatashëm në luftën kundër infeksioneve dhe inflamacioneve, zbut simptomat e mundimeve dhe dhimbjet.

Vaji i gjetheve të ullirit

Jo vetëm fruta e ullirit, por edhe gjethet e kësaj bime janë një burim i shëndetit. Ekstrakti i gjetheve të ullirit, si ilaç natyral për ethe, ka qenë në përdorim që nga fillimi i shekullit 19, dhe është zbuluar se e shëron malarien.

Acidi elenolik, me të cilin janë të pasura gjethet e ullirit, është konfirmuar se i vret bakteret, viruset dhe kërpudhat.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!