Agjencia Zhurnal.mk

Lufta me Azerbajxhanin, Armenia akuzon Turqinë se rrëzoi avionin e saj ushtarak

Armenia pretendon se Turqia rrëzoi një nga avionët e saj ushtarak. Ministria e Jashtme e Armenisë tha se piloti i SU-25 vdiq, pasi u godit nga F-16 turk në hapësirën ajrore armene. Turqia ka mohuar çdo përfshirje në incident.

Drejtori i komunikimit të Turqisë, Fahrettin Altun tha: “Në vend që të bëjë hile dhe propaganda, Armenia duhet të tërhiqet nga territoret nën okupimin e saj.”

Ndërkohë, Hikmet Hajiyev, Ndihmësi i Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, dënoi akuzat.

Ai shkroi në Twitter: “Pretendimi i Armenisë se SU-25 u godit nga F-16 është plotësisht i rremë. Një tjetër propogandë nga Armenia.”

Më shumë se 90 viktima dhe qindra të plagosur numërohen në ditën e tretë të luftës mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, ndërsa përplasjet për rajonin e Nagorni Karabakut vijojnë me të njëjtin intensitet.

Përshkallëzimi i konfliktit që nuk po gjen zgjidhje për më shumë se tre dekada, rrezikon të përfshijë në përplasje edhe Rusinë dhe Iranin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...