‘Lufta’ me COVID-19, mbërrijnë edhe 29,250 doza Pfizer në vendin tonë

Gjatë mbrëmjes së sotme në vendin tonë mbërritën edhe 29,250 doza të tjera vaksinash Pfizer kundër COVID-19.

Lajmin e ka bërë me dije, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa ka theksuar se numri total i vaksinave që kanë mbërritur në vendin tonë deri më është 2,074,560.

Në fund të lajmit, ministrja ka bërë edhe një thirrje për të gjithë qytetarët se duhet të vaksinohen, që t’i japim fund pandemisë.

“Edhe 29,250 doza vaksine Pfizer mbërritën në mbrëmje në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke e çuar në 2,074,560 sasinë e vaksinave anticovid që kanë mbërritur deri tani në vendin tone. Vaksinohuni”, shkruan ajo.

Related posts

Asnjë humbje jete dhe 31 raste të reja me coronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri

D V

Yuri Kim: Dyfishoni përpjekjet kundër korrupsionit

N E

Covid 19/ Lindita Nikolla e nis seancë me thirrje ndaj deputetëve për vaksinim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More