Agjencia Zhurnal.mk

Lufta tregtare: Amerika rrit taksën ndaj mallrave kineze, Pekini paralajmëron kundërmasa

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rritur në 200 miliardë dollarë taksën ndaj produkteve kineze, në një përshkallëzim të ashpër të luftës tregtare në mes të të dyja vendeve.

Tarifat për mallrat e prekura kineze tashmë janë ngritur në 25 për qind nga 10 sa ishte me ç`rast Pekini është zotuar të hakmerret.

Kina ka paralajmëruar ndërmarrjen e kundërmasave ndaj këtij vendimi të Washingtonit. Ministria e Tregtisë e Kinës konfirmoi rritjen më të fundit të tarifave amerikane në faqen e saj të internetit.

Ky veprim vjen në kohën kur zyrtarë të nivelit të lartë nga të dyja palët po përpiqen të shpëtojnë një marrëveshje tregtare në Washingtonin. Vetëm së fundmi, SHBA-ja dhe Kina dukeshin të jenë afër përfundimit të muajve të armiqësive, transmeton Klan Kosova.

Tarifat prej për qind në vlerë prej 200 miliardë dollarësh të produkteve kineze – përfshirë peshqit, çantat, veshjet dhe këpucët – ishin paraparë të rriteshin në fillim të vitit.

Kjo ishte vonuar pasi negociatat përparuan, por Trump tani po thotë se bisedimet po përparojnë “shumë ngadalë, raporton BBC

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...