Agjencia Zhurnal.mk

Luftë e Ftohtë në Prishtinë!

Fati Iseni

Perdja e Hekurt ka rënë në Kosovë! Ashtu siç ra në Europë pas vitit 1946, në mes Bashkimit Sovjetik dhe SHBA në anën tjetër.

Sot Kosova e zënë ngushtë në gërshërët e gjeopolitikave globale. Nëse bëhet garë nga BE dhe SHBA për mbajtjen e meritēs së arritjes së marrëveshjes përfundimtare në mes Kosovës dhe Serbisë, apo SHBA synon të shpëton atë që ka ngelë akoma është e paqartë. Mirëpo rreziku qëndron në ate se ndoshta SHBA ndjen lodhje nga ky investim dhe ngelë e panjohur nëse do ta rikthej ose jo Kosovën në agjenda primare, përfshi edhe në top samite globale. Fundja është 5-shi i madh i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ( SHBA, Britania, Franca, Kina dhe Rusia), që duhet të gjejnë Political Puzzle që të përmbyllet shtetësia e Kosovës dhe mos të varet fati i saj nga disponimi ditor i politikave globale.

Çështja e Kosovës nuk është hiç më pak e rëndësishme se sa: Ukraina- Krimeja, Abhazija, Osetia e Jugut, Nagornji Karabak në Azerbejxhan, Siria, Iraku, Libia, Kashmiri, etj, të cilat janë ende konflikte rrjedhëse, apo krizat e mehershme ku njëjtë si tani në prapaskenë qëndronin superfuqi botërore edhe me involvim direk bile, si në Vietnam, Kore, Kamboxha, Kubë, Afganistan, Hungari, Çekosllovaki, etj.

Le të jetë ky një leksion i mirë se jo çdonjëri nga fisi jonë mund të jep fetva për kahjen e zhvillimeve politike. Ne seriozisht kemi nevojë për klasë politike që është racionale dhe din t’i lexojë rrethanat ndërkombëtare që aq shumë varet e ardhmja e Kosovës. Mos të vazhdojmë të luajme të “fortin” se seriozisht nuk jemi ne ata që determinojmë fatin e shtetësisë së Kosovës. BE është jetike per të ardhmen ekonomike të Kosovës, mirëpo SHBA sot është edhe më jetike për të shpëtuar dhe për të përmbyllur shtetëformimin e Kosoves deri në anëtarsimin ne OKB, NATO dhe organizma tjerë ndërkombëtar.

Ne nuk dyshojmë se Presidenti Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe shumë udhëheqës tjerë kanë bërë krime të tilla që dyshohen dhe sigurisht të njejtat duhet të dëshmohen në procedurat rrjedhëse gjyqësore nëse ka dëshmi. UÇK bëri luftë të pastër çlirimtare duke mos shkelur asnje pikë nga Konventa e Gjenevēs, prandaj edhe në krah të saj u rradhit ShBA, NATO dhe gjithë bota e qytetëruar.

Me shpresē që dëmi të jetë minimal nga kjo përplasje gjeopolitike. Kosova sikurse edhe herave të tjera do të jetë e bashkuar pas ish udhëheqësve të luftës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!