Luis Diaz pranon transferimin te gjiganti evropian

nga D. V.

Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Luis Diaz thuhet se ka pranuar kalimin e tij në Bundesliga te gjiganti gjerman, Bayern Munich.

Sipas gazetarit Christian Falk, Diaz ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Bayern Munich, duke i dhënë klubit gjerman një shtysë të madhe në ndjekjen e tij.

Bayern tani është i bindur se do të përparojë në negociata me klubin anglez, pasi ka marrë dritën jeshile nga ana e lojtarit kolumbian.

Gjigantët e Bundesligës po përgatisin një ofertë me vlerë deri në 60 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.

Ndërsa Liverpooli ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare, klubi është në dijeni të interesit të Bayernit dhe do ta vlerësojë propozimin sapo të mbërrijë zyrtarisht.

Për lojtarin e interesuar ishte edhe Barcelona, por gjiganti katalunas si duket ka kthyer sytë tek ndonjë objektiv tjetër këtë verë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More