Luis Enrique: Krenar për lojtarët e mi, Pedri i jashtëzakonshëm!

Spanja u eliminua me kokën lartë nga kampionati Europiani. “La Furia Roja” zhvilloi ndaj Italisë paraqitjen më të mrië në këtë edicion edhe pse në fund penalltitë dërguan të kaltrit në finalen e madhe. Trajneri Luis Enrique u shfaq mjaft krenar për futbollistët e tij duke vlerësuar perfomancën e tyre në këtë Europian.

 

“Nuk jam i trishtuar, absolutisht jo, patjetër që ka pak zhgënjim, por ky është futbolli, fiton ose humbet. Në çerekfinale penalltitë na buzëqeshën, kësaj here nuk duhet të dëshpërohemi që u eliminuam nga penalltitë, duhet vetëm të përgëzojmë kundërshtarin. Jam shumë krenar për këta lojtarë, e kam thënë që në fillim të turneut që ishim pretendentë për trofeun, dhe nuk mendoj se e kam patur gabim. Tani shkojmë në shtëpi me bindjen se ishim një nga skuadrat më të mira të Europianit.”

Më pas tekniku asturian kurorëzoi paraqitjen e jashtëzakonshme të Pedrit.

“E patë se çfarë bëri Pedri?! Mendoj se askush në moshën 18-vjeçare nuk ka zhvilluar një paarqitje të tillë në Europian, Botëror ose lojëra olimpike, madje as një yll si Iniesta. Kualiteti që tregoi, personaliteti, ishin të një planeti tjetër, ishte një paraqitje jashtë logjikës njerëzore.”

Related posts

Statistikat e Ancelottit ndaj Interit: Trajneri i Realit do ta zhvillojë përballjen e 33-të me Nerazzurrët

D V

Misteri i dorës së lidhur të Benzemas: Gjithçka për Realin dhe operacioni sekret, jo për besëtytni

D V

Williane refuzon një ofertë jashtëse nga Arabia Saudite

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More