Në kuadrin e 35-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Kinën, presidenti i Uruguait, Luis Lacalle Pou bëri një vizitë shtetërore në Kinë. Në një intervistë ekskluzive për Grupin Mediatik të Kinës, ai përdori shpesh “të besuar” për të përshkruar marrëdhëniet dypalëshe.
Sipas tij, pavarësisht në fusha si tregtia, lufta antiepidemike apo bashkëpunimi Jug-Jug, Kina ka qenë gjithmonë një partnere e besueshme e vendit të tij. Ai e falënderoi në veçanti Kinën, e cila në situatën më kritike të përhapjes së pandemisë COVID-19 në Uraguai, ndau me bujari vaksina, gjë që vërteton se “Kina është mikeshë e mirë kur je në lulëzim, por një mikeshë edhe më e mirë kur je në vështirësi”. Ai shprehu pritshmëritë për të zgjeruar më tej bashkëpunim dypalësh në një gamë edhe më të gjerë.
Në vitin 1988, Kina vendosi marrëdhënie zyrtare diplomatike me Uraguain, i cili është vendi i parë i rajonit të Amerikës Latine dhe Karaibeve që shprehu dëshirën për t’u bërë pjesë e nismës “Një brez, një rrugë”. Aktualisht, brenda kësaj kornize, të dy vendet kanë patur bashkëpunime frytdhënëse në fusha si energjia e pastër, ekonomia, tregtia, shkëmbimet kulturore, sportive dhe ato artistike.
Ndiqni intervistën e plotë: