Agjencia Zhurnal.mk

Luka Jovic nuk fshihet kur pyetet nëse Zidane dëshiroi ta largojë

Luka Jovic ka ateruar mbrëmë në Madrid.

Me të arritur në Madrid, ai ka hasur në gazetarin e ‘El Chiringuito de Jugones’ që nuk i është ndarë derisa ka marrë një përgjigje.

Ai u pyet lidhur me kërkesën e e Zinedine Zidane, që sipas Borja Mayoral, kërkoi që Luka të largohet dhe të qëndrojë spanjolli.

Fillimisht insistonte që të mos japë komente, por më pas i pyetur nëse është e vërtetë që Zidane ka dashur ta largojë, ai u përgjigj: “ndoshta”, teksa për detaje më të hollësishme tha “pyeteni klubin”.

Zidane sulmues të dytë tani e ka vetëm Luka Jovicin, duke e ditur që nuk llogarit as në Marianon, çka do të thotë se do të jetë një sezon i vështirë, pasi nuk është e lehtë të motivohet një futbollist kur tashmë sipas Josep Pedrerol, e di se nuk e do Zidane dhe ka dashur ta largojë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...