Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Lukaku do mungojë kundër Sampdoria

Sulmuesi i Inter, Romelu Lukaku, nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Sampdoria që do të zhvillohet në kuadër të xhiros së 15-të të Serie A, të mërkurën.

Inter po druhet për gjendjen e sulmuesit belg, Romelu Lukaku, i cili duket se do të humbasë ndeshjen kundër Sampdoria të mërkurën.

Sulmuesi “Nerazzurr” shënoi në paraqitjen e tij të 50-të në Serie A, në fitoren ndaj Crotone 6-2. Belgu tejkaloi brazilianin Ronaldo, dhe u bë lojtari më i shpejtë që arrin kuotën e 50 golave në fanellën e Inter, transmeton lajmi.net.

Por momente më vonë, 27 vjeçari u ndal për shkak të një problemi muskulor dhe sipas “CorrieredelloSport” zbulon se sulmuesit do t’i duhet pak kohë para se stafi mjekësor të vlerësojë shkallën e dëmtimit.

Artikulli pretendon se problemi në kofshën e djathtë nuk duket serioz, por se Lukaku do të jetë jashtë ndaj Sampdorias.

Interi nuk do të rrezikojë sulmuesin kundër “Blucerchiati”, për të shmangur ndonjë lëndim serioz, por synon ta kthejë atë kundër Romës në fundjavë./

Postime të ngjashme

Klubi anglez interesohet për Rashicen

Z H

Sanchez: Unë jam si një luan i mbyllur në kafaz

Z H

Lëndohet rëndë Ozil, u largua me ndihmën e të tjerëve

Z H

Sot 7 vite nga sfida e parë ndërkombëtare e Kosovës

Z H

Superliga, sot zhvillohen dy takime

Z H

Liverpooli thyen rekordin historik: 5 humbje radhazi në shtëpi

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...