Lukarevska: Masa “TVSH-ja Ime” duhet të përparohet, jam mbështetëse të rritet pragu i kthimit të TVSH-së

Shkup, 22 korrik  – Drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhura Publike (TVSH) dhe zëvendëskryetare e LSDM-së, Sanja Lukarevska konsideron se masa “TVSH-ja Ime” edhe më tutje duhet të përparohet, dhe potencoi se është mbështetësja më e madhe të rritet pragu i kthimit të TVSH-së.

 

Sipas Lukarevskës, madje edhe dy për qind  nëse kemi arritur ta zvogëlojmë ekonominë gri përmes kësaj mase, suksesi është i shkëlqyer.

“Në disa raste kemi thirrje telefonike, anonime të mos jepen llogari fiskale. Ndonjë herë edhe publikisht  paraqiten në rrjetet sociale. Madje edhe  dy për qind  po të kemi arritur ta zvogëlojmë përqindjen e ekonomisë gri përmes kësaj mase, suksesi është i shkëlqyer”, tha Lukarevska duke qenë mysafir në emisionin “Vera e nxehtë politike”, në televizionin Kanal 5.

E pyetur  nëse do të realizohen paralajmërimet për atë nëse kthimi që e marrin qytetarët prej 1.800 denarë, do të rritet  në 2.400, Lukarevska potencoi se gjithçka që është premtuar në fushatën parazgjedhore do të realizohet, dhe se  është mbështetëse më e madhe të rritet ky limit.

Në lidhje me ato firma të cilat gjatë pandemisë së vitit të kaluar morën ndihmë shtetërore, ndërsa nuk i paguan pagat e punëtorëve, Lukarevska tha se një pjesë e kontrolleve te këto firma ende zgjasin, dhe se çdo dokumentacion të nevojshëm e kanë dorëzuar në Prokurorinë Themelore Publike.

E pyetur për zgjedhjet e ardhshme, Lukarevska deklaroi se pret që LSDM të jetë fitues në zgjedhjet e ardhshme dhe e ka më të mirën për shtetin.

Related posts

Gjatë javës u shënuan qindra vdekje të pacientëve të infektuar me Kovid-19, thuajse dyfishim të rasteve aktive

D V

Boki 13 është çuar në burgun e Idrizovës

D V

Jep dorëheqje ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Venko Filipçe

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com