Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi

Lukarevska paralajmëron hetim: 2.421 punëtorë nuk kanë marrë pagën e Nëntorit nga ndihma shtetërore

Shkup, 2 janar – Sanja Lukarevska, drejtoresha e Drejtorisë për të Ardhurave Publike, në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se pagën e nëntorit nga ndihma shtetërore për ndërmarrjet nuk ishte paguar për 2.421 punonjës.

“Më 29 dhjetor 2020, gjithsej 596 punëdhënës në shumën totale prej 36.655.907 denarë nuk paguan pagën e nëntorit për 2.421 punonjës”, tha Lukarevska.

Deri më tani, gjithsej 13.851 aplikimesh janë dorëzuar në DAP për ndihmë financiare nga paketa e katërt e masave për të trajtuar pasojat ekonomike nga coronavirusi.

Nga këto, 13.178 kompani paguanjtën pagën e nëntorit prej 1.028.448.344 denarë për gjithsej 65.950 punonjës.

Përndryshe, nga kjo paketë, shuma më e madhe e ndihmës është 21.776 denarë për të punësuar, ndërsa më e vogla 14.500, në varësi të rënies së të hyrave të ndërmarrjeve.

Postime të ngjashme

Qeveria kundër organizimit të dasmave dhe ahengjeve

D J

Bytyqi: Do të gjendet kuorum dhe virtyt që të miratohen zgjidhjet ligjore për operacionalizimin e masave ekonomike

D J

Prej nesër fillon pagesa e pensioneve

D J

Punëtorët duhet të inkurajohen dhe t’i raportojnë të gjitha shkeljet e marrëdhënies së punës

D J

Shtrenjtohen çmimet e derivateve

D J

Bitcoin me një tjetër rekord, vlera e kriptovalutës arrin në 57 mijë dollarë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...