Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Lukashenko premton reformë kushtetuese me referendum

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko deklaroi të enjten se posti i tij i ofron shumë pushtet, ndaj dhe premtoi reforma kushtetuese që mund të përgatiten këtë vit dhe të votohen në fillim të vitit të ardhshëm, 2022.

Lukashenko foli në “Asamblenë Popullore” përpara 2.700 delegatëve të mbledhur për të diskutuar reformat politike, të cilat kundërshtarët e tij i kanë hedhur poshtë duke i cilësuar një mashtrim, që do t’i lejojë atij qëndrimin në pushtet.

“Projekti për ndryshimin e Kushtetutës do të jetë gati këtë vit dhe do të diskutohet në mbarë vendin. Nga viti i ardhshëm ne do ta kalojmë atë për votim kombëtar, në referendum,” – u shpreh presidenti Lukashenko.

Lukashenko udhëheq Bjellorusinë që prej 1994-s, por është përballur me protesta që prej zgjedhjeve presidenciale të muajit gusht, të cilat opozita i konsideron të manipuluara.

Arrestime në masë dhe një kundër ofensivë ndaj protestuesve nxiti Perëndimin të vendoste sanksione, por Lukashenko sërish ka qëndruar në pushtet, falë mbështetjes diplomatike dhe financiare nga Rusia.

Presidenti, që mohon çdo shkelje elektorale, foli përpara një salle të mbushur, ku ngrihej parulla: “Bjellorusia, testi i qëndresës”.

Postime të ngjashme

BE përsërit thirrjen kundër mohimit të gjenocidit në Srebrenicë

D V

JP Morgan bëhet banka e parë e madhe amerikane që pranon transaksione me kriptomonedha

D V

Protestuesit ia mësyjnë parlamentit sllovak, policia hedh gazlotsjellës

D V

Hulumtimi: Dy doza Pfizer apo AstraZeneca, efikase kundër Deltës!

N E

Kina nuk do një inspektim të dytë nga OBSH-ja

N E

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme ajrore në Afganistan kundër talebanëve

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...