Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“Lule mes ndërtimesh të egra”

“Lule mes ndërtimesh të egra” është titulli i librit me poezi i autorit Uran Krasniqi botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni” në Prishtinë.

Ky libër është ndarë në dy cikle. Në ciklin e parë janë pesëdhjetë poezi, kaq edhe në të dytin. Sipas autorit të librit, këto krijime poetike reflektojnë ndjenjën dhe mendjen e tij.

Redaktori i librit, Halil Matoshi, ka thënë se fjala poetike e Uran Krasniqit është e bukur për të qenë e ashpër dhe po aq e befasishme për të qenë shpatë.

“Shpatë goje. Për vargjet e tij nisa të interesohem pasi e lexova poezinë ‘Kartolinë urimi Peter Handkes’. Në këtë poezi autori nuk mallkon por, përmes imazheve nga lufta e Kosovës, krijon panoramën e një kinse urimi për nobelistin Handke, përmes së cilës i flet ndërgjegjes së botës. Pamje të vuajtjes njerëzore, të sublimuara te fëmija i masakruar me biberon në gojë, Valmir Deliu, ikonë e luftës së Kosovës. Por, e përbashkëta e poezive tubë në këtë libër është trishtimi, madje edhe kur autori shkruan për dashurinë, të cilën e realizon në shkrimin si një univers paralel. Krasniqi, edhe nëse nuk i arrin majat poetike, ai po që është unik si për nga verbi poetik si për diskurs. Te poezia ‘Mount Everest’, p. sh., autori e di saktë se ideja e pushtimit të majave më të larta bëhet me manifest estetik, si e vetmja mënyrë për ta mbijetuar – pra duke mos e provuar pushtimin e Everestit real. Impresionuese poezia ‘Turkesha’, përmes së cilës poeti arrin ta skicojë portretin e vajzës që nuk i shqitet nga mendja mu sikur historia e mesjetës nga e cila nuk mund të dalin ballkanasit!?”, ka vlerësuar Matoshi. /telegrafi

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta kompozitori i njohur Agim Krajka

S.B.

“Berlinale 2021” në modusin e pandemisë

S.B.

Gani Mehmetaj fiton çmimin ‘Kadare’ për vitin 2020

S.B.

Ndahen “Golden Globes”, ja filmat që triumfuan këtë vit

S.B.

“Ua dedikojmë këtë film shqiptarëve, një prej kombeve më mikpritës”

S.B.

366 filma në garë për “Oscar”

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...