Lulzim Aliu zgjidhet Shef i Shtabit Qendror Zgjedhor nga Alternativa

Shkup, 9 shtator – Mbrëmë, në një atmosferë festive, u mbajt mbledhja e gjashtë e Kuvendit Qendror të AlternAtivA-s, ku u diskutua për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

 

Me këtë rast Kuvendi Qendror i AlternAtivA-s e rikonfirmoi vazhdimin e koalicionit me Aleancën për Shqiptarët edhe në këto zgjedhje lokale. Ky është lajmi i mirë që u vjen shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Edhe një herë ne dëshmuam se dimë dhe mund të ngrihemi mbi interesat e ngushta partiake dhe politike, për të ofruar një opsion që shqiptarët të kenë zgjedhje.

Në këtë mbledhje u zgjodh shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor i AlternAtivA-s. Kjo detyrë iu besua Dr. Lulzim Aliut – nënkryetar i partisë AlternAtivA. Ai u ngarkua që ta organizojë shtabin qendror dhe t’i themelojë shtabet lokale.

Gjithashtu, gjatë kësaj mbledhje u dakordua edhe për ndarje të listave për këshilltarë, ashtu që prej Struge e deri në Kumanovë koalicioni AlternAtivA & Aleanca për Shqiptarët do të shkojë me kandidatë të përbashkët dhe me lista të përbashkëta.

Related posts

Hoxha viziton Dibrën: Do të rikonstruojmë stacionin e pompave për ujitjen e tokave

R Zh

Shekerinska: Të ndërtojmë sërish dhe më mirë

N E

Salihu: Edhe partizanët e Shkupit ishin më gjithëpërfshirës sesa “Qyteti i Gjelbër Human”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com