Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lulzim Basha nga Tepelena: Mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë

Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Tepelenë në mesditë, në ndalesën e tretë të turit Jug-Veri, ku premtoi se do të jetë kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Basha tha se plani i punës i PD do bëjë të mundur zhvillimin ekonomik dhe se ndryshimin e kanë në dorë qytetarët.

Kreu i PD iu kërkoi tepelenasve, përmetarëve e gjithë Labërisë të mos i hapin derën të keqes për herë të tretë. Basha premtoi se rrugën e nisur për lidhjen me Borshin do ta vazhdojë ai.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, të rinj e të reja, rroftë Labëria trime. Mirë se ju gjej në zemër të Kurveleshit, në Tepelenën e historisë, të krenarisë dhe këtu bashkë me vëllezërit dhe motrat tona, afër nga Memaliaj dhe afër Përmetit, këtu ku për shekuj me radhë ka rrahur zemra e shqiptarisë, mirë se ju gjej. Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga Jugu dhe do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda dhe do të përfundojë në Tropojë. Nuk do të ndalet aty, ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ta sjellim me votë ndryshimin për Shqipërinë.

Jam i mbushur me entuziazëm sepse entuziazëm shoh në sytë e kujtdo që takoj, të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Këtë energji të jashtëzakonshme ta konsiderojmë të pakufi, ta hapim e zgjerojmë.
Kudo në këto ditë dhe në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre dhe të tjera me sytë me lot për fëmijët në emigracion. 8 vite premtime të pambajtura dhe të mbushura me gënjeshtra”, tha Basha.

Ai theksoi se Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti e Këlcyra nuk i durojnë gënjeshtrat. “Këto treva të mrekullueshme nuk mund të pranojnë 8 vjet gënjeshtra dhe të trokasë sërish në dyer te tyre. Ai që ju la 8 vite në vendnumëro, po troket prapë, mos ia hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën dot më asgjë. Nënat që takoj duan shkollim dhe punësim për fëmijët e tyre, baballarët duan vende pune të sigurta, paga më të larta, fermerët duan mbështetje e subvencione. Ju meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji, të jetë bekim për familjet tuaja.

Ja tek shtrihet Vjosa e bukur, një nga perlat dhe ky burim i pashtershëm uji duhet të kthehet në burim pasurie, duke bërë të mundur që e gjithë kjo zonë të përfitojë nga turizmi, nga zhvillimi nga mikpritja. Nuk e harroj as Kurveleshin, ku 8 vjet dështime pothuajse i kanë zbrazur fshatrat. Për shkak të mungesës totale të mbështetjes. E dini që bashkë e filluam rrugën, sot po ju them sot se bashkë do ta vazhdojmë rrugën deri në Borsh që do të bëjë të mundur që zemra e Labërisë të jetë zemër e turizmit. Qeveria jonë do të jetë qeveri e gjithë shqiptarëve. 8 vite i kanë lënë në baltë të gjithë shqiptarët, të djathtë e të majtë, ndaj dhe braktisin Tepelenën, Kurveleshin, të majtë e të djathtë, ndaj sot ju them bashkohuni për ndryshimin. Nuk ka ndryshim pa e larguar atë që për 8 vite e la Shqipërinë në vendnumëro. I them sot çdo shqiptari, unë do jem kryeministri i të gjithë shqiptarëve pa dallime politike. Plani ynë i punës do bëjë të mundur zhvillimin ekonomik. Që ndryshimi të bëhet i mundur, këtë e keni në dorë ju”, tha kreu i PD.

Ai deklaroi se që ndryshimi të vijë duhet të jemi bashkë me 25 prill dhe të votojmë numrin 9. “Votoni numrin 9 për punësim, paga, pensione e dinjitet, për ndryshimin e vërtetë sepse vetëm kështu do të bëjmë realitet shpresat tuaja për ndryshim. Nuk është zgjidhja të sjellim punëtorë nga Bangladeshi në Kurvelesh por të sjellim investime në gjithë zonën këtu dhe ta mbajmë këtu rininë tonë të mrekullueshme. Ju drejtohem ju minatorë dhe ish-minatorë me të njëjtin mesazh që dhashë nga Bulqiza, nga Përrenjasi, brenda 6 muajve të parë statusi i minatorit, statusi i atyre që e kanë kaluar jetën nën tokë.

Ky besim, ky entuziazëm, kjo shpresë nuk do ndalet deri më 25 prill. Ju ftoj minutë pas minute ta vazhdojmë këtë maratonë të shpresës, këtë marsh drejt ndryshimit. Për shpresën që ndizet e rindizet në zemrat e çdo familjeje shqiptare. Më 25 prill votoni numrin 9”, deklaroi Basha.

Postime të ngjashme

McAllister: BE ta mbajë fjalën për liberalizimin e vizave me Kosovën dhe për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

N E

Shqipëria regjistron 91 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Bujar Nishani: PD nuk ka arritur që të fitojë besimin e shumicës së shqiptarëve

N E

Grida Duma: Rinumërim atje ku ne kemi bindje se ka pasur devijanca të votës së pavlefshme

N E

Edi Rama: Thirrje vende anëtare të BE-së që të shmangin historinë

N E

Grushtet që shkundën drejtësinë/ Gërdeci, sprova e vërtetë e drejtësisë së re

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...