Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lulzim Basha: Ngjarja e Elbasanit nuk do të ndodhte sikur të funksiononin institucionet

Kryetari i PD, Lulzim Basha u shpreh sonte në emisionin Open, se ngjarja e Elbasanit është e rëndë, tragjike dhe ai po pret të flasë drejtësia. Megjithatë, kreu i Opozitës, pohoi se kjo nuk do të kishte ndodhur nëse policia, institucionet, prokuroria do të kishte funksionuar.

Kjo sepse, personat e përfshirë, anëtarët e bandës së lidhur prej 8 vitesh me qeverinë, janë denoncuar 6 javë më parë me emër me mbiemër, me detaje, me targa makinash, në SPAK, në Polici, pranë Shërbimit Informativ, dhe pranë partnerëve ndërkombtarëve.

Sipas Bashës, nëse këto instanca do të kishin bërë detyrën, ngjarja nuk do të kishte ndodhur.

Basha mohoi që grupet e PD që mbrojnë vota të jenë të armatosur.

Kryedemokrati theksoi se pas 25 prillit, vjedhja dhe blerja e votës do të jetë një dukuri që i përket së shkuarës, dhe nuk do të jenë më nevoja për të mbrojtur vullnetin e qytetarëve.Basha deklaroi se është në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, me ambasadoren amerikane, të cilët janë shumë të informuar për zhvillimet në Elbasan.

Kreu i Opozitës, Basha, permendi me emer kreun e bandës së Elbasanit, Suel Çela, si të lidhur me qeverinë, dhe të paprekur e të pandëshkuar nga policia dhe drejtësia.

Postime të ngjashme

Mbrojtja e Territorit/ Rama porosi strukturave: Zonat turistike janë si drita e syve për Shqipërinë! E papranueshme që rrugët të jenë zona me rrezik të lartë

S.B.

Mblidhet Komisioni Hetimor për shkarkimin e Metës, miratohen dy ekspertët ligjorë që do të bëjnë ekspertizën

S.B.

“Mos u fokusoni në maja malesh”/ Rama: Atij që rregullon avllinë në fshat duhet t’i themi faleminderit, jo ta gjobisim!

S.B.

​Shqipëria merr Presidencën e Nismës Adriatiko-Joniane

S.B.

Basha me demokratët në Fier: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët, dhe do ta vazhdojmë për ta, për Shqipërinë, për demokracinë

S.B.

Kërkojnë përsëritjen e zgjedhjeve në Berat/ PD paraqet provat në KAS: Kishim përballë pushtetarë që vepronin si grupe të strukturuara kriminale. Vota u ble me 50 mijë lekë!

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...