Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Lulzim Basha: Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë kosto e rëndë për biznesin e vogël

Zhurnal Ads

Krydemokrati Basha thotë se biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike dhe se koha nuk pret. Zgjidhja është plani ke 5 pika.

“Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer” thotë Gani Rama, denoncues, një pronar i biznesit të vogël, i publikuar nga Basha.

Stausi i plotë i Bashës

Biznesi i vogël është më i prekuri nga kriza e thellë ekonomike. Veç rënies së konsumit ky biznes prej kohësh është ngarkuar edhe me peshën e rëndë të TVSH-së. Taksat vendore, çmimi i ujit dhe energjisë janë po ashtu një kosto e papërballueshme. Biznesi i vogël ka nevojë për ndihmë urgjente. Koha nuk pret.

Denoncimi i Gani Ramës, pronar lokali, publikuar nga Basha

Unë jam Ganiu, zotëroj një biznes të vogël mbi 20 vjet. Në vitin 2018 jam futur biznes me TVSH. Unë paguaj 2.5 milion lekë të vjetra në vit vetëm nga TVSH-ja që na është ngarkuar, edhe mendoj që është bërë një gabim shumë i madh që na vutë TVSH-në biznesit të vogël. Përveç kësaj, ne kemi dhe taksën e arsimit. Ka 5-6 vjet që na është vënë taksa e arsimit dhe akoma nuk na është hequr. Arsimi është shtetëror dhe privat. Ne paguajmë arsimin publik. Për neve nuk është e drejtë se është rëndesë. Problemet që ka biznesi janë problemet e rritjes së çmimit të ujit dhe korrentit. Uji ka shkuar për biznesin e vogël është gati 2200 lekë metër kubi i ujit, po gjithashtu dhe korrenti që është në rritje. Jemi jashtëzakonisht keq, kemi fut edhe lekët tona, ato lekë që patëm mbledhur, vetëm e vetëm për ta mbajt këtë biznes në këmbë për t’u ushqyer. Ka muaj që ne nuk çojmë asnjë lekë edhe në shtëpi, vetëm paguajmë detyrimet. Nuk e di si do të veprohet, po në qoftë se nuk vihet dorë në biznesin e vogël ne jemi drejt falimentimit

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Arrestohen 2 persona në Vlorë, ja për çfarë akuzohen

S.B.

Nisin lëvizjet në qeveri. Xhafaj hiqet si zv.ministër i Jashtëm dhe emërohet…

admin

Rama i dha pension dhe e quajti vrasjen aksidentale, familjarët e Klodian Rashës: Paratë do i japim për bamirësi!

S.B.

Pacienti me koronavirus u hodh nga kati i katërt, reagon drejtori i spitalit ‘Covid2’: U shtrua para një jave, nuk kishte probleme psikike…

S.B.

Infektohen me koronavirus katër mësuese në Shkodër

admin

Muzeu i Krujës destinacioni i rreth 20 mijë vizitorëve nga janari deri sot

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...