Agjencia Zhurnal.mk

Lumi “pushtohet” nga gjaku

Një lum afër kufirit mes dy Koreve është bërë i kuq pasi është ndotur me gjak nga kufomat e derrave.

Autoritetet e Koresë së Jugut kishin mbledhur 47,000 derra në përpjekje për të ndaluar përhapjen e “etheve” të derrave afrikanë (ASF).

Shirat e dendur bënë që gjaku të rrjedhë nga një vend, i improvizuar për varrosje në një degëzim të lumit Imjin.

“Ethet” e derrave afrikanë janë shumë ngjitëse dhe të pashërueshme, me një normë afro zero mbijetese për derrat e infektuar, por nuk është e rrezikshme për njerëzit.

Autoritetet lokale hodhën poshtë shqetësimet se gjaku mund të shkaktojë përhapjen e “etheve” të derrit afrikan te kafshët e tjera që janë në rrezik, duke thënë se derrat tashmë ishin dezinfektuar para se të theren.

Operacioni i mbledhjes së derrave u krye gjatë fundjavës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...