Agjencia Zhurnal.mk

Lumma prezanton paketën “CLR 8S” për Audi Q8

Kompania e njohur Lumma Design, e cila merret me modifikimin e veturave, qysh nga muaji shkurt nëpërmjet publikimit të disa fotografive ka paralajmëruar paketën e saj “CLR 8S” për modifikimin e Crossoverit Q8 të Audit.

Tani, kjo paketë është prezantuar zyrtarisht dhe përfshinë mbrojtësit anësor të zgjeruar, mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), set pragjesh, mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) mbi bagazh, si dhe mbrojtësin e pasmë shtesë (spoiler) në çati, transmeton Koha.net.
Gjithashtu, Lumma në “CLR 8S” ka përfshirë edhe maskën e përparme me ngjyrë të zezë, kofanon e re, xhamat e errët, disa ngjyra për eksterier, sistemin e shkarkimit të gazrave me katër gypa, set të rrotave prej 22 deri 24-inç nga alumini, si dhe amortizatorët e modifikuar.

Sa i përket çmimit të “CLR 8S”, Lumma ende nuk e ka zbuluar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...