Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Lushtaku e fton Limajn t’i bashkohet PDK-së dhe ta shuajë Nismën

Sami Lushtaku ka thënë se është një nga ithtarët e vetëm që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Për “Indeksonline” ish-kryetari i Skenderajt ka thënë se do të donte që Nisma e Limajt të shkrihet në PDK.

“Unë jam një të vetmit në parti që e kam dëshirën që Limaj të jetë pjesë e PDK-së. Jam deri në skejt në idenë që PDK-ja të shkojë me Nismën në koalicion. Fatmirin e kam shok dhe e respektoj shumë. Kërkesa ime ishte që të mos ketë Nismë fare, që Limaj të vijë në PDK, por nuk e di nëse do të realizohet. Kam pasur kontakte dhe do të kem përsëri me Limajn për këtë temë”, ka thënë Lushtaku.

Lushtaku ka konfirmuar se në këto zgjedhje nuk do të jetë kandidat për deputet nga PDK-ja.

“S’e kam mendjen me kandidu për deputet, djali im Mërgimi po”, ka thënë ai për “Indeksonline”.

Ai ka thënë se ka një dëshirë të zjarrtë që pjesë e listës për deputet të jetë edhe Albin Kurti nga Vetëvendosja.

“Kisha pas qef Albini me kandidu. Më vjen keq nëse ndodh moskandidimi i tij. Kam qejf me pa Albinin”, ka thënë Lushtaku.

Postime të ngjashme

Reagon Hoti pas aksionit të policisë: Fajtorët duhet të marrin dënimin maksimal

S.B.

Tre të vdekur dhe 461 raste pozitive me coronavirus për 24 orë

S.B.

Agim Krasniqi emërohet ministër në detyrë i Financave

S.B.

Përfundon seanca ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK, mbrojtja kërkon 20 korrikun afat për dorëzimin e dosjes paraprake

S.B.

Prokuroria e Shtetit jep detaje të reja: Arrestime dhe rreth gjysmë milioni të sekuestruara

S.B.

Hykmete Bajrami jep dorëheqje nga LDK-ja

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...