Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

LVV: Asgjë nuk ia mohon Kurtit të jetë bartës i listës

Zhurnal Ads

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu, thotë se asgjë nuk ia mohon liderit të partisë, Albin Kurtit, që të kandidojë për kryeministër në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, transmeton Insajderi.

Ai tutje thotë se LVV është në process të finalizimit të listës së kandidatëve për deputetë, ndërsa pjesa tjetër e listës së këtyre kandidaturave do të plotësohet nga Kryesia dhe kryetari i Lëvizjes.

“Shumë shpejt, e gjithsesi para afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, do të bëhet publike edhe lista e plotë e kandidatëve për deputetë”, tha Kryeziu për Telegrafin.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

“Ne jemi brenda së drejtës sonë absolute që në listën e kandidatëve tanë për deputetë të përfshijmë kryetarin Kurti edhe anëtaren tonë të Kryesisë, znj. Haxhiu. Pavarësisht mjegullës së qëllimshme në debatin publik mbi pasojat e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, ai në fakt nuk përbën asnjë mohim të së drejtës për t’u zgjedhur, përkatësisht të kandidimit në listën zgjedhore të z. Kurti dhe znj. Haxhiu, për disa arsye. Së pari, sepse rastet e tyre nuk ishin objekt shqyrtimi nga Gjykata Kushtetuese. Së dyti, sepse ata nuk kanë qenë të dënuar me burg ashtu që të tërhiqet paralelja me rastin e Etem Arifit, por kanë qenë të dënuar me kusht, pra dënim alternativ, për çka Kodi Penal nuk parashihte pasoja juridike”, u shpreh tutje ai.

Zëdhënësi i LVV-së, më tej shtoi se standardi i Pasojave Juridike është parim i pacenuar juridik, dhe ai nuk mund të anulohet me asnjë vendim tjetër, përfshirë këtu edhe një vendim potencial të Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj, Këshilli i Përgjithshëm pritet mblidhet në ditët në vijim dhe kështu fillimisht të shpallet kandidatura e kryetarit Kurti për Kandidat për Kryeministër dhe pastaj edhe bartës i Listës së Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kryeziu.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pas Vuçiç, i ndalohet hyrja në Kosovë edhe nënkryetarit të Beogradit, Goran Vesiç

B M

Vrasje e shumëfishtë në Viti, katër viktima të së njëjtës familje

T E

5000 raste aktive me COVID-19, në Kosovë

B M

Deputet nga burgu, Etem Arifi nëse nuk jep dorëheqje merr pagë deri më 3 dhjetor

admin

Ish-ushtari serb rrëfehet për masakrat ndaj shqiptarëve: Si u vranë 140 persona dhe ku përfunduan trupat e tyre

admin

Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi, dalin sot para Speciales

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...