Kosovë

LVV: Çështja e të pagjeturve nuk duhet negociuar me Serbinë, Qeveria Hoti është duke i bërë dëm të madh Kosovës

Zhurnal Ads

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për çështjen e të pagjeturve.

Ish-deputetja dhe ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Serbia nuk i ka kthyer edhe 1643 persona dhe nuk po jep informacione për ta.

Haxhiu ka thënë se për çështjen e të pagjeturve nuk ka se çfarë diskutohet në dialog me Serbinë, shkruan Telegrafi.

“Javët që lamë pas ne kemi dhënë qëndrimet tona në raport me zotimet e Hotit të nënshkruara në Washington. Në pikën 11 të kësaj marrëveshje thuhet se “të dyja palët zotohen që të përshpejtojnë përpjekjet që të lokalizojnë dhe identifikojnë mbetjet e personave të humbur, të dyja palët angazhohen që të identifikojnë dhe implementojn zgjidhje të gjata dhe të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur. Përmes një paragrafi barazohen të pagjeturit me ata që janë zhvendosu nga vendi, barazohen qytetarët që janë vrarë nga Serbia me ata që janë larguar nga Kosova”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu shtoi se kryeministri Hoti me anë të atij nënshkrimi është pajtuar që të fsheh të vërtetën për Serbinë dhe krimet që ka kryer në Kosovë.

“Të pagjeturit mbeten plagë e hapur për Kosovën dhe familjarët e tyre. Të pagjeturit nuk kanë qenë asnjëherë kusht e madje as temë në dialogun me Serbinë. Kërkesat për të pagjeturit janë kërkesa që duhet të plotësohen pa kushte para çfarëdo teme tjetër. Serbia e ka obligim ndaj Kosovës, ka obligim ndërkombëtarë që të jep informacione për personat e pagjetur. Serbia duhet ti kthej ata pa asnjë kusht. Nuk ka çfarë negociohet me Serbinë për këtë”, tha Haxhiu.

Haxhiu shtoi se nëse kjo Qeveri vazhdon kështu do t’ia bëjë favorin më të madh Serbisë e dëmin më të madh Kosovës, shkruan Telegrafi.

Në anën tjetër, deputetja Saranda Bogujevci shtoi se çështja e të pagjeturve nuk është temë që negociohet.

“Çështja e të pagjeturve nuk është temë që negociohet me Serbinë, është çështje që shteti i Kosovës duhet të ketë kërkesa specifike ndaj Serbisë dhe ta obligojë atë që të zbardh fatin e të pagjeturve”, tha Bogujevci.

Ajo theksoi se familjarët e të pagjeturve edhe sot ende presin përgjigje për më të dashurit e tyre.

Postime të ngjashme

Pak shtretër e shumë të infektuar, ‘Spitali COVID-19’ nuk është gati në Kosovë

S.B.

Haxhi Shala pritet të udhëtojë sot për intervistim në Hagë

admin

Gashi pas pretendimit të Bislimit se VV do i fitojë 55 deputetë: Ka probleme me numrat

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...