Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

LVV jep detaje për takimin e Kurtit dhe Lajçakut

Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë detaje për takimin që pati mbrëmë kryetari i LVV-së, Albin Kurti me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një komunikate për medie, LVV njofton se gjatë këtij takimi Kurti dhe Lajçak folën për zgjedhjet e fundit, mbarëvajtjen e tyre dhe çka nënkuptojnë ato për vendin dhe qytetarët, si dhe për domodoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja.

Gjithashtu, “në lidhje me dialogun me Serbinë, Kurti tha se ai është një proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet. Porse duke qenë i tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re”.

“Në fund, të dy u dakorduan të mbeten në kontakt të rregullt dhe të vazhdojnë bashkëpunimin pas formimit të qeverisë së re”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti, priti mbrëmë në takim Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi dhe çështjet e tjera të Ballkanit Perëndimor, z. Miroslav Lajčák në kuadër të vizitës disa ditore të këtij të fundit në Republikën e Kosovës.

Kryetari Kurti pranoi urimet e z. Lajčák për rezultatet e zgjedhjeve të 14 shkurtit, teksa e falenderoi atë për vizitën në Kosovë. Në fillim të takimit ata folën për zgjedhjet e fundit, mbarëvajtjen e tyre dhe çka nënkuptojnë ato për vendin dhe qytetarët, si dhe për domodoshmërinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja. Kryeministri në ardhje Kurti e njoftoi z. Lajčák për prioritet e Qeverisë së tij e të cilat burojnë nga nevojat sa evidente aq edhe të shprehura hapur nga qytetarët e Kosovës.

Në lidhje me dialogun me Serbinë, z. Kurti tha se ai është një proces i rëndësishëm që nuk do të neglizhohet. Porse duke qenë i tillë ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe me një qasje të re. Duhet të jetë transformues duke qenë i bazuar në parime e vlera, për dallim nga ai transaksional i bazuar në interesa momentale. Së dyti, të ketë karakter trans-atlantik në kuptim të bashkërendimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës por edhe të integrimeve perëndimore për të dy palët. Së treti, të jetë demokratik e transparent, në shërbim të popujve e qytetarëve dhe jo të qeverive aktuale apo politikanëve të veçantë.

Në fund, të dy u dakorduan të mbeten në kontakt të rregullt dhe të vazhdojnë bashkëpunimin pas formimit të qeverisë së re.

Postime të ngjashme

BE do të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën

N E

Driton Selmanaj : LDK gaboi që e votoi Vjosa Osmanin

N E

SHBA dhe Britania e Madhe: Duhet të rishikohet roli i UNMIK-ut në Kosovë

N E

Donika Gërvalla para Këshillit të Sigurimit: Babain ma ka vrarë regjimi i Beogradit, pavarësia punë e kryer

N E

Osmani falënderon Japoninë për mbështetjen në fushën e shëndetësisë

S.B.

Haxhiu tregon se a do të konfiskohet edhe pasuria e qytetarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...