LVV, PDK, LDK dhe koalicioni AAK-NISMA nuk kanë paguar gjobat, ato do të ndalen në mjete financiare

nga D. V.
Getting your Trinity Audio player ready...

Komisioni Qendror Zgjedhor sot mori vendim për lirimin e mbi 3 mijë kutive të votimit, në të cilat ndodhet materiali zgjedhor nga procese të ndryshme zgjedhore 2014 – 2021.

Materiali zgjedhor në këto kuti, të cilat janë objekt i hetimit nga institucionet e drejtësisë, do të vendosen në thasë të veçantë nga një komision i përkohshëm dhe sipas procedurës së caktuar.

“Zbatimi i këtij vendimi do të lirojë edhe hapësirën e depos së Komisionit Qendror Zgjedhor me qëllim të përgatitjeve të zgjedhjeve lokale këtë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për ndalimin e mjeteve për subjektet politike parlamentare ndaj të cilave Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba gjatë fushatës së zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025.

“Mjetet e ndaluara nga Fondi për mbështetjen e subjekteve politike do të transferohen në xhirollogarinë e PZAP-it dhe vendimi i KQZ-së do të zbatohet me tri ndalesa gjatë ndarjes së mjeteve, në tre tremujorët e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit thuhet se LVV nuk ka paguar asnjë shumë të gjobës, e cila është 212.500 euro. Edhe PDK nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 144.500 euro.

Ndërsa LDK ka paguar vetëm 65 mijë euro nga shuma totale e gjobës prej 136.600 euro. As koalicioni AAK-NISMA nuk ka paguar gjobën në vlerë prej 72.300 euro.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More