Agjencia Zhurnal.mk
Opinion

Lypsit, mos respektimi i të drejtave themelore «KEDNJ » të tyre në Zvicër dhe gjetiu

Shkruan: Dr. Abdulah Ahmedi

Lypsit, mos respektimi i të drejtave themelore «KEDNJ » të tyre në Zvicër dhe gjetiu

Në fillim, unë do të doja të nënvizoj se është Konventa evropiane e drejtave të njeriut (KEDNJ), e vitit 1953, të Këshillit të Evropës që garanton të drejtat themelore dhe liritë e njeriut. Kështu shtetët që kanë nëshkruar këtë instrument juridik duhet të aplikojnë dispozitat e këtij dokumenti.

Megjithate, Konventa evropiane e drejtave të njeriut është interpretuar nga Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut (GJEDNJ), me seli në Strazburg, do të thotë që gardijan i respektimit të Konventës është GJEDNJ. Dhe këtu doja të vija.

E kur është fjala për të drejtat themelore dhe liritë e njeriut, GJEDNJ është shumë presipikase dhe kërkonë me një devotëshmëri të respktohën dispozitat e Konventës nga shtetët që janë antare të Kshillit të Evropës dhe që kanë nënshkruar Konventën.

Kështu një shkelje të dispozitave të Konventës evropiane të drejtave të njeriut nga një shtetë, mundëson personave që ju janë shkelë të drejtat e tyre të kërkojnë nga GJEDNJ, pasi të kenë harxhuar të gjithë mejetet juridike në nivel nacional, të konstatojë shkeljen dhe që të kërkoj nga shteti të respektoj këta dispozita juridike të Konventës.

Po kështu, jo shpeshë herë, GJEDNJ vehët në shërbim të të varfërve me qëllim që të mbroj dignjitetin e personave në stres dhe më të prekur nga varfëria. Në këtë kontekëst GJEDNJ ka dhënë drejtësin dhe ka mbrojtur personat që lypin në vende publike në Zvicër dhe ka dënuar Zvicrën për mos respektimin e Konventës evropiane të drejtave të njeriut, sipas neni 8 që synon respektimin e të drjatave private dhe familjare.

Personat e varfër ose në vështërsi ekonomike të skajshme (lypsit) në parim duhet të mirën në mbrojtje ex-officio nga autoritetet publike (shteti i mirëqenjes) konformë të drejtës nacionale dhe ndëkombëtare qoftë ato rezident të shtetit ku jetojnë ose ato pa strehë. Këtë të drejtë të mbrojtjesë së dinjitetit të personit (lypsit) nga shteti i mirëqenjes e ka exploruar GJEDNJ në rastin e Zvicrës. Kështu, Aktgjykimi i GJEDNJ në rastin e Zvicrës në të arrdhmen do të ketë efektë ex nunc, kjo e drejtë do të duhet të respektohet edhe nga shtetët tjera nëshkruese të Konventës (erga omnes).

Fenomeni i lypsit, sot i eklipsuar në media pour shumë evident në shoqëri !, është i vjetër dhe përshkruan personin në kërkim të një ndihme duke e shtrijtur dorën për ndihmë për të plotsuar nevojat elementare dhe për të mbrojtur dinjitetin e vetë njerzor si ç’do person tjetër. Por ç’ka e bënë sinjifikative sot këtë fenomen është ajo se kjo kategori e personave në kërkim të ndihëmave kanë vështirsi të realizojnë të drejtat e tyre pranë autoriteteve publike. GJEDNJ nënvizon që ç’do qenje ka të drejtë në minimum-vital për të mbrojë dinjitetin e vetë duke kërkuar ndihmë edhe ate në cilsi të lypsit nëse nevoja është e domozdoshme. Po,lypsit edhe ato kanë dinjitet, ato vuajnë nëse nuk i duam!

Postime të ngjashme

Të bashkohemi në betejen politike për shtetin e Kosovës!

Z H

Lajcak me parime të qarta për dialog apo ardhje me duar në xhepa ?

Z H

Vaj halli me këto humbësit e këqinj në politikat tona !

R Zh

Kur do të zgjohemi ne shqiptarët?

Z H

Përtej shkundjes së perëndimit

Z H

TI JE VETËM NJERI, ALBIN!

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...