Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë

“M.i.C. Book”, trashëgimia kulturore dhe arkeologjike e Kalabrisë në një libër

Zhurnal Ads

Komuna Firmo së bashku me Komunat Villapiana, Cassano AllÍonio dhe Civita kanë kontribuar në krijimin e librit “M.i.C Book”, botuar nga botuesi romak Edizioni Efesto, një projekt i shoqatës jofimiprurëse “Apollo’nÁrts” dhe gjithashtu i financuar edhe nga rajoni i Kalabrisë.


Qëllimi këtij libri është ruajtja dhe përmirësimi i trashëgimisë kulturore dhe arkeologjike të rajonit. Fillimi i këtj projekti u prezantua në festivalin M.i.C – “Made in Calabria Rock Festival A.D. MMXVIII”, i mbajtur më 4 gusht 2018 në territorin e Komunës së Villapiana.

Libri M.i.C. përmban shumë fotografi nga festivali, të artistëve që morën pjesë në të si Lacuna Coil, Joe Stump’s Tower of Babel, Elegy of Madness.

Në libër flitet për traditën muzikore në Kalabri, për artistët e mëdhenj kalabrezë të lindur në tokën arbëreshe dhe të zhvendosur jashtë vendit, si Larry Warren dhe Steven Tyler i Aerosmith, vëllezërit Porcaro etj..

Gjithashtu libri ka imazhe të disa zonave me interes kulturor në Kalabri, fotografi të vendeve arkeologjike të Magna Graecia. Ekziston gjithashtu një referencë për kulturën Arbëreshe në veçanti për traditën muzikore me theks tek “Vallja” përmes një fotografie të Domenico Longo, i cili përshkruan një moment tipik të kërcimit popullor tradicional arbëresh.

Për të gjithë dashamirët e muzikës Rock / Metal dhe për të gjithë ata që janë të interesuar, libri M.i.C. do të jetë në dispozicion në bibliotekat komunale të zonave të sipërpërmendura, si dhe mund të shkarkohet falas në faqen e internetit www.edizioniefesto.it ose thjesht klikoni linkun:

https://www.edizioniefesto.it/collane/in-artem/434-m-i-c-book?fbclid=IwAR2bAKYGLtQzBF0xsKvpGI6zndq6JmNLAXvClvVCRIi-hB_pFsOGt7ryzZ0

 / DiasporaShqiptare / GazetaMetro/

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Niki Musolli: Baleti trashëgon miqësinë shqiptaro-amerikane

S.B.

Polifonia shqiptare 15 vjet në UNESCO, Meta nxjerr Golikun: Urimi më i përzemërt shkon për të gjithë korifejtë shqiptarë të polifonisë

S.B.

Këshilla për të rinjtë nga të mëdhenjtë e letërsisë

S.B.

Veprat klasike që na ndihmuan t’i japim kuptim pandemisë

S.B.

Pianistja nga Kosova sjell tingujt e Beethovenit në pianon e vitit 1825

S.B.

Vdes në Tiranë shkrimtari Adem Istrefi

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...