Agjencia Zhurnal.mk

M-NAV demanton akuzat për përplasje të mundshme të dy avionëve në Maqedoni të Veriut

Shkup, 3 korrik – Zhurnal.mk – Nga Aviacioni i Maqedonisë M-NAV AD ashpër demantojnë akuzat se në maj të këtij viti për pak sa nuk janë përplasur dy avionë mbi qiellin e Maqedonisë së Veriut, përcjellë Zhurnal.

Siç thonë nga atje, nga separacioni i lejuar prej tetë kilometrave horizontalisht, dy avionët e përmendur në Tv Sitel dhe në disa portale, janë afruar në gjashtë kilometra që është larg çfarëdo përplasje mes tyre.

“Ngjarja është paraqitur deri tek AVC dhe janë ndërmarë masa sipas rregullave ligjore. Këto ngjarje ndodhin në aviacion dhe të njejtat janë paraparë në targetet e sigurisë”, sqarojnë nga M-NAV.

Nga M-NAV sqarojnë se çdo paraqitje për distancë të zvogëluar mes avionëve në normat minimale të parapara, janë klasifikuar sipas normave europiane dhe të njejtat paraqiten nga ana e kontrollorët e fluturimeve në formulare të veçanta.

Siç njoftojnë nga M-NAV, navigacioni fluturues në dy vitet e fundit shënon rezultate të shkëlqyera në rritjen e komunikacionit, që është prej 40 përqind./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...