Agjencia Zhurnal.mk

“Ma kanë futur kokën në tualet”, Ava Max flet për ngacmimet gjatë fëmijërisë

Këngëtarja shqiptare, Ava Max, është bërë sensacion kohëve të fundit në industrinë muzikore.

Por, para se të mbërrijmë në këtë fazë, Ava ka kaluar në disa periudha mjaft të vështira, shkruan The Sun.

26-vjeçarja është kthyer pas në kohë, duke kujtuar bullzimin që i ishte bërë gjatë fëmijërisë.

Në një intervistë ekskluzive, pasi lansoi albumin “Heaven”, ajo ka treguar se si vajza të tjera i kanë futur kokën në tualet.

“Ju nuk mund të thoni se shkolla është për fëmijë dhe për mua, ka qenë vështirë pasi nuk doja të shkoja. Ishte nja grup i vajzave që më kanë përqeshur vazhdimisht. Më vendosen në një cep të banjës dhe më futën kokën në tualet”, ka rrëfyer ajo.

Ava përndryshe mbërriti famën gjatë vitit 2018, përmes hitit të saj “Sweet But Psycho”.

Ajo ka arritur që shumë shpejt të jetë ndër artistet më të njohura në zhanrin ‘pop’, ndërsa po pëlqehet tej mase edhe nga audienca.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...