Agjencia Zhurnal.mk

Maas kritikon Trump-in për ndalimin fondeve për ndalimin e fondeve ndaj OBSH

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, ka kritikuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për ndërprerjen e fondeve që sigurojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe ka theksuar se forcimi i OBSH-së është investimi më i mirë në luftën kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një deklaratë për agjencisë gjermane të lajmeve (DPA), ministri Maas theksoi se virusi nuk ka kufij dhe se akuzat e ndërsjella nuk janë të dobishme.

Në arenën ndërkombëtare është e nevojshme të luftohet së bashku kundër COVID-19 theksoi Maas duke shtuar se “Për zhvillimin dhe shpërndarjen e testeve dhe vaksinave, një nga investimet më të mira në luftën kundër pandemisë është forcimi i Kombeve të Bashkuara kryesisht i OBSH-së e cila ka financime të pa mjaftueshme”.

Në një deklaratë të bërë dje, Trump duke pretenduar se OBSH punon për Kinën dhe se është treguar neglizhente në çështjen e pandemisë, njoftoi ndërprerjen e fondeve që SHBA-ja siguron për organizatën.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...