Agjencia Zhurnal.mk

Machine Gun Kelly zyrtarizon lidhjen me Megan Fox duke publikuar një ‘selfie’ në rrjete sociale

Megan Fox dhe Machine Gun Kelly kanë filluar të takohen që një kohë.

Muajin e kaluar ata bënë debutimin me një romancë dashurie dhe javën e fundit ata kanë folur për lidhjen që tanimë kanë krijuar.

Tani, dyshja kanë marrë një hap tjetër: zyrtarizmin e lidhjes në Instagram.

MGK ndau fotografinë e parë të përbashkët të tyre në rrjetet sociale me përshkrimin: “isha duke pritur një kohë të gjatë të të gjej përsëri”.

Çifti, që punuan bashkë në këngën “Bloody Valentine” në maj – gjithashtu janë duke punuar në një film që titullohet “Midnight in the Switchgrass”.

Lidhja e re e 34 vjeçares vjen pas ndarjes së saj nga partneri Brian Austin, me të cilin ishte në një romancë për më shumë se një dekadë.

Ky i fundit po ashtu pas ndarjes u raportua se ka filluar një lidhje të re me yllin e njohur televiziv, Courtney Stodden.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...

Regjistrim Domain, Ueb Hosting, Uebfaqe për kompaninë tuaj, vetëm për    273 euro

error: Content is protected !!