Agjencia Zhurnal.mk
Kuriozitete

Macja ”shkon me pushime” në Itali, por gjendet në…Francë!

Zhurnal Ads

Paris, 20 tetor – Vjen nga Italia Veriore historia e maces me emrin Shir Khan, që ndodhej me pushime me pronarët e saj.

Macja e bukur e racës ”Bengali” ka pasur një aventurë të pabesueshme javët e fundit.

E mësuar të ndiqte pronarët e saj që banonin në Zvicër, në udhëtimet e tyre nëpër botë, në fund të korrikut ajo u fut, si zakonisht në makinë për t’i shoqëruar gjatë pushimeve në Oulx, në Val di Susa, shkruhet në faqen e internetit today.it. transmeton ATSH.

Më 24 korrik, gjatë një ekskursioni me pronarët, ajo nuk u kthye më. Ndoshta e shpërqendruar ndërsa ndiqte ndonjë pre të vogël, macja u zhduk duke lënë pronarët e saj në dëshpërim.

Në ditët në vijim familja nuk bëri asgjë tjetër përveç se e kërkoi atë në të gjithë luginën, duke eksploruar çdo cep dhe duke kërkuar përreth, por asnjë gjurmë nga Shir Khan.

Pronarët e maces pasi u kthyen në shtëpi, bënë një denoncim humbjeje, njoftuan në rrjetet sociale, gjithashtu duke garantuar një shpërblim parash për ata që do të kishin gjetur mikeshën e tyre besnike me katër këmbë.

Një motoçiklist, i cili nuk ishte në dijeni të historisë së saj, e gjeti macen në kështjellën ”Foens” midis Oulx dhe Bardonecchia të Francës.

Dhe mrekullia ndodhi.

Sébastien Renaud, personi i cili e gjeti publikoi në Facebook foton e maces së gjetur në Francë, në Nevache, rreth 30 kilometra nga Oulx.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Ekspertët parashikojnë që fëmijët sot mund të jetojnë deri në moshën 145 vjeç

S.B.

Kina publikon për herë të parë një pamje panoramike me qartësi të lartë të burimit të lumit Jance

R ZH

Del në ankand çelësi i dhomës ku vdiq Napoleoni

S.B.

10 gjëra që nuk lejohen në Arabinë Saudite

T E

Gjyshi i ti mjek po fliste për coronavirusin, por është nipi ai që “vjedh shfaqjen” – të qeshurat shpërthejnë edhe në studio

admin

Udhëtimi më i gjatë në botë me autobus, nga New Delhi për në Londër për 70 ditë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...