Agjencia Zhurnal.mk

Macja zbuloi një njeri të rrëzuar, shpërblehet me certifikatë falënderimi?!

Tokio, 29 qershor– Një mace shtëpiake është bërë ”një heroinë” në Japoni, sepse dha një kontribut të rëndësishëm në zbulimin e një njeriu që ishte rrëzuar, njoftoi stacioni televiziv japonez, NHK.

”Qyteti i Toyomas dhe pesë shpëtimtarë, këtë herë me dy këmbë, kanë shpërblyer felinin e patrembur me një certifikatë falenderimi”, thuhet në raport.

Një burrë i moshuar e kishte vënë re macen që dukej sikur kërkonte diçka drejt një kanali ujitës.

Kjo ngjalli kureshtjen e një qytetari tjetër, i cili duke ndjekur macen zbuloi një burrë të shtrirë, që qëndronte pa lëvizur në tokë.

”Katër banorë të tjerë e ndihmuan të ngrihej dhe panë se i moshuari ishte lënduar gjatë rrëzimit”, tha NHK/DPA

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...
error: Content is protected !!