Agjencia Zhurnal.mk

Macron: BE pa konsensus mbi transferimet buxhetore në disa vende

Presidenti francez, Emmanuel Macron pranoi sot, në fund të videokonferencës së samitit europian, se nuk ka konsensus midis vendeve të BE-së për transferimet buxhetore në rajonet dhe sektorët më të prekur nga kriza e koronavirusit.

Presidenti francez bëri thirrje për një plan të gjerë rimëkëmbjeje, duke përfshirë jo vetëm kreditë, por edhe këto transferimet financiare.

“Nga tregu i vetëm përfitojnë shtete ose rajone të caktuara të cilat janë më produktive, sepse ato prodhojnë mallra që mund t’i shesin në rajone të tjera. Nëse i braktisim këto rajone, nëse lëshojmë një pjesë të Europës, e gjithë Europa do të bjerë”, paralajmëroi Macron.

Paris dëshiron emetimin e borxheve me një garanci të përbashkët, në mënyrë që të financojë transferimet buxhetore drejt një rajoni ose një sektori veçanërisht të prekur, me rregulla dhe qeverisje shumë të qarta dhe të pranuara nga të gjithë.

“Mbi këtë, sot, nuk ka konsensus. Sidoqoftë, është një përgjigje që ne do të duhet ta sigurojmë dhe besoj se Europa jonë nuk ka të ardhme, nëse nuk dimë si ta sigurojmë këtë përgjigje”, tha Macron.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...