Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Macron bisedë telefonike me Putin

Zhurnal Ads

Shtatë persona do të paraqiten para një gjykate si pjesë e një hetimi mbi prerjen e kokës së një mësuesi shkolle në Francë.

Samuel Paty, 47 vjeç, u sulmua pak pasi ai u tregoi karikaturat e Profet Muhamed në dy mësime rreth fjalës së lirë .

Sulmuesi, 18-vjeçari Abdullakh Anzorov, u qëllua për vdekje nga policia ndërsa dy të mitur, si dhe një prind që thuhet se kanë shkëmbyer mesazhe me vrasësin janë ndër ata persona që do të paraqiten në gjykatë .

Dy të miturit që do të paraqiten në gjykatë dyshohet se kanë marrë para në këmbim të informacionit mbi Z. Paty.

Gjashtëmbëdhjetë persona u arrestuan si pjesë e hetimit, ndërsa nëntë u lanë të lirë.

Më parë, presidenti pati një telefonatë me Presidentin rus Vladimir Putin dhe kërkoi bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit. Z. Putin e përshkroi sulmin si një “vrasje barbare”.

Vrasësi i Z. Paty, Anzorov, ka lindur në Moskë dhe familja e tij është nga rajoni i Rusisë dhe ai ka jetuar në Francë që prej 2008.

Z. Macron tha se ai donte të shihte një “forcim të bashkëpunimit franko-rus në luftën kundër terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm”.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Pas raportimeve se mund të ketë përshkallëzim të situatës gjatë inaugurimit të presidentit, zgjatet gjendja e jashtëzakonshme në Washington

S.B.

Rekord të infektuarish në Greqi, 10 persona humbin jetën

admin

Senati voton për gjyqtaren e Supremes, Amy Coney Barrett

admin

Alarm në Greqi, 23 francezë të dyshuar për koronavirus në kroçeren me 485 pasagjerë

admin

Armenia bën shkelje të armëpushimit në Karabakun Malor

T E

Nesër nis vaksinimi kundër Covid-19 në shtetet e BE-së

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...