Macron ia beson Bayrous krijimin e qeverisë së re të Francës

nga D V

Francois Bayrou është kryeministri i ri i Francës pas dorëheqjes së Michel Barnier.

Politikani i qendrës u takua herët këtë mëngjes me presidentin, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.

Politikani 73-vjeçar është partner kyç në aleancën e qendrës së Macronit dhe ka qenë një figurë e njohur në politikën franceze për dekada.

Zyra e presidentit francez tha në një deklaratë se Bayrou “është ngarkuar të formojë një qeveri të re”, shkruan skynews.

Qeveria franceze u rrëzua javën e kaluar pasi Barnier kaloi mocioni i mosbesimit shkaku i mosmarrëveshjeve për buxhetin.

Barnier vendosi të përdorte kompetenca të veçanta për të kaluar një buxhet të sigurimeve shoqërore në dhomën e ulët të parlamentit pa një votim përfundimtar. Një lëshim në minutën e fundit nuk mjaftoi për të fituar mbështetjen e të djathtës ekstreme, Rassemblement National (RN).

Ndryshe, Barnier 73-vjeçari u emërua në muajin shtator dhe u bë kryeministri me kohën më të shkurtër në detyrë në Republikën moderne të Francës, pasi qëndroi në detyrë vetëm 90 ditë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More