Agjencia Zhurnal.mk

Editorial: Macron ia dha porosinë Pendarovskit – “N’kofsh Bektesh e merr vesh”!

Editorial nga Agjencia e lajmeve “Zhurnal.mk”

Shkup, 14 nëntor – Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski udhëtoi drejt Parisit për të zhvilluar takim bilateral me presidentin francez Emanuel Macron në margjinat e Forumit paqësor në Paris. Pasi vetë Macron ishte presidenti që i tha jo Maqedonisë së Veritu dhe Shqipërisë që t’i hapin negociatat me Bashkimin Evropian, Pendarovski u “detyrua” që ta dëgjojë nga afër arsyen se pse Franca ishte kundër dhe kërkoi udhëzime se çfarë duhet të veproj Maqedonia e Veriut për t’u bërë anëtare e BE-së.

Franca e ka bllokuar Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në Këshillin fundit Evropian duke u thirrur në nevojën të ndryshohet metodologjia e negociatave, ajo të bëhet reverzibile dhe më pak burokratike.

Franca dorëzoi propozimin për metodologjinë e re

Franca tani më ka parashtruar propozim joformal deri tek vendet anëtare të BE-së për reformën e metodologjisë së negociatave aderuese për anëtarësim, reformë të cilën Macroni e kërkon para se të japë dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Tani pritet që vendet anëtare brenda një ose dy muajve të ardhshëm të japin propozimet dhe komentete  e tyre dhe të përfundojë gjithçka sa i përket anëtarësimit. Metodologjia e re pritet që më së voni të miratohet deri në muajin mars të vitit 2020, ndërsa shanset për një vendim përfundimtar për hapjen e negociatave mund të jenë në muajin maj në Samitin në Zagreb, duke pasur parasysh se agjenda e Kroacisë do të jetë zgjerimi.

Aktualisht të gjitha opsionet janë të hapura me atë që Macroni ka thënë se shtyrja është pasi që BE-së i duhet më shumë kohë. Kjo sipas Macronit nënkupton se angazhimi i Francës është thellimi i BE-së dhe ndryshimi i metodologjisë, pa përmendur se në një asnjë moment reforma shtesë, ligj për prokurori, luftë kundër korrupsionit ose të ngjashme si kush për hapje të negociatave.

Maqedonia e Veriut s’pranon asgjë më pak se anëtare e BE-së

I vënë në siklet, Pendarovski ka pranuar para presidentit francez se pajtohet me reformat e metodologjisë së re për hapjen e negociatave ashtu siç kërkon Parisi, por ka lënë të kuptohet se Maqedonia e Veriut nuk pranon asnjë alternativë tjetër të anëtarësimit të plotfuqishëm në BE, me çka është pajtuar edhe presidenti Emanuel Macron.

Pendarovski ka insistuar që në periudhën në vijim Maqedonia e Veriut duhet të marrë sinjal më të fuqishëm nëse së shpejti do të mund të ndryshohet epilogu mjaft i pavolitshëm nga samiti i fundit evropian, para së gjithash Francës, e cila ishte kundër fillimit të negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Ai vlerësoi se nuk ka pritje tejet të mëdha nga ky takim, sepse, Maqedonia është shtet i vogël dhe përkundër faktit që ka argumente të fuqishme, as Amerika, as Gjermania, askush asnjëherë nuk mund ta bindë presidentin e Francës.

Emri i ndryshuar, hapi dyert e NATO-s!

Gjatë vizitës së Pendarovskit në Paris, përveç takimit me Macronin në margjinat e Forumit paqësor të Parisit, ai u takua edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov dhe me kancelaren austriake Birgit Birlajn.

Para mediave Pendarovski foli edhe për “Marrëveshjen e Prespës”, duke sqaruar dhe porositur se ndryshimi i emrit nuk lidhet vetëm me BE-në, por i hap edhe dyert për anëtarësim në NATO, duke shtuar se deri në muajin mars 2020 pret që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në aleancën veri atlantike.

Reformat të realizohen pavaraësisht rrugës së integrimeve

Shteti ku funksionon ligji është një nga kushtet themelore për rend dhe zhvillim të qëndrueshëm. Reformat në fushën e sundimit të ligjit nuk duhet të bëhen për të përmbushur kriteret formale për anëtarësimin në BE, por për të rikthyer besimin e qytetarëve në shtetin e tyre dhe institucionet e tij.

Reformat e vazhdueshme në fushën e funksionimit të sundimit të ligjit, përfshirë reformat në drejtësi, luftën kundër korrupsionit, dhe në përputhje me përparësitë strategjike të përcaktuara në procesin e integrimit të Maqedonisë në BE. Në këtë kontekst, Presidenti nënvizoi se ishte e rëndësishme të mos lejohet “amnisti e vjetëruar” për autorët e krimeve të rënda që lidhen me korrupsionin e lartë përmes vjetërimit.

Macron vjen në Maqedoninë e Veriut, s’dihet me çfarë peshqeshi

Presidenti Emanuel Macron paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë e Veriut në gjysmën e parë të vitit 2020, por nuk dihet nëse do të vijë para zgjedhjeve në prill ose pas formimit të qeverisë së re. Nëse hapen dyert drejt BE-së në “Samitin e Zgrebit” atëherë Macron pritet të vizitojë Shkupin gjatë muajit mars, me çka do t’i jepte një mbështetje të fuqishme parazgjedhore kryeministrit aktual Zoran Zaev dhe përpjekjeve të tij për ingerimin e vendit në BE dhe NATO.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

R ZH

Lajmet e fundit

Loading...