Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Macron për Ballkanin Perendimor: Reformohuni dhe ndihmoni ta luftojmë terrorizmin

Shkup, 11 nëntor, zhurnal.mk – Franca e mbështetë perspektivën evropiane të vendeve nga Ballkani Perendimor dhe pret që vendet nga Ballkani Perendimor të dëshmojnë angazhimin në tre fusha, deklaroi presidenti francez Emanuel Macron në suaza të Procesit të Berlinit përkushtuar Ballkanit Perendimor, transmeton Zhurnal.

“E para, e një rëndësie thelbësore e vendeve nga Ballkani Perendimor është të përforcojnë bashkëpunimin e tyre. Pikërisht për këtë, e mbështes iniciativën për krijimin e tregut të përbashkët rajonal, bazuar në normat dhde principet të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe në katër liritë e Bashkimit Evropian. E përshëndes miratimin e sotëm të kësaj iniciative nga liderët e gjashtë vendeve. E dyta, presim nga Ballkani Perendimor, nga vendet që e përbëjnë këtë rajon, që ti përshpejtojnë reformat strukturore me aksent në reformat fundamentale siç janë shteti i së drejtës dhe qeverisja ekonomike. E patjetërsueshme është të arrihet përparim në këto lëmi që të afrohet rajoni drejt Bashkimit Evropian. E treta, është e patjetërsueshme edhe mbështetja e vendeve nga Ballkani Perendimor që të na ndihmojnë më mirë të luftojmë kundër terrorizmit. Deri sa rreziku po bëhet edhe më i madh, si në BE ashtu edhe në rajonin e Ballkanit, bashkëpunimi i përforcuar dhe porositë e qarta të dërguara deri te shoqëritë tona do të jenë interes i përbashkët për të gjithë ne”, tha Macron.

Postime të ngjashme

Ahmeti uron besimtarët mysliman me rastin e muajit e shenjtë të Ramazanit

R Zh

Sela dhe Gashi gjithë besimtarëve myslimanë ua urojnë muajin e Ramazanit

R Zh

Filipçe në takim me ambasadorin kinez, kërkon të përshpejtohet procesi i arritjes së vaksinave kineze

R Zh

Forumi i gruas i BDI-së, panel diskutimi mbi pjesëmarrjen e gruas në politikë

R Zh

A duhet të agjërojë një i prekur nga Covid-19 me simptome të lehta?

R Zh

Analizë/ Qytetarët nuk po munden të sigurojnë as produktet ushqimore bazë

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...