Agjencia Zhurnal.mk

Macron premton mbështetje për Libanin, por bën thirrje për reforma kundër korrupsionit

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë se do t’i ofrojë “ndihmë të pakushtëzuar” shtetit libanez pas shpërthimit shkatërrues bë Bejrut, por gjithashtu paralajmëroi se nëse nuk do të implementohen reformat “Libani do të vazhdojë të fundoset”.

Macron ka arritur në kryeqytetin libanez të enjten dhe u mirëprit nga presidenti, Michel Aoun, raporton CNN.

Duke folur menjëherë pas arritjes, Macron theksoi se duhet të ketë luftë kundër korrupsionit në sektorin e energjisë dhe kontratat publike.

Zyrtarët shtetëror po fajësohen për shpërthimin shkatërrues të 2,750 tonëve nitrat amoniumi, i cili nuk është ruajtur si duhet në depot e portit detar, transmeton Telegrafi.

Macron shtoi se autoritetet libaneze kanë një “përgjegjësi historike” në krizën aktuale. “Është një krizë politike, morale, ekonomike dhe financiare, viktima e parë e së cilës është popullsia libaneze”, tha ai.

Franca ka dërguar ndihma në Liban, e cila përfshin dy aeroplanë ushtarakë, 55 personel, 15 tonë pajisje dhe një klinikë të lëvizshme që mund të kujdeset për 500 të plagosur.

Ndryshe, në mesin e së paku 130 viktimave është edhe një shtetas francez gjersa 24 të tjerë janë të lënduar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...