Bota

Madridi, kryeqyteti i parë në Evropë që rivendos kufizime shkaku i COVID-19

Spanja ndërmori hapa për të kontrolluar shpërthimet e koronavirusit në Madrid.

Kufizimet e reja në Spanjë do ta vendosin kryeqytetin dhe rajonin përreth tij – një zonë me më shumë se 6 milionë njerëz – përsëri në bllokim të pjesshëm, duke e bërë atë kryeqytetin e parë evropian që rivendos kufizimin.

Rajoni i Madridit ka 859 raste në 100.000 njerëz, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Madridi dhe nëntë komuna përreth do të mbyllin kufijtë për të huajt për vizita jo-emergjente, por do të lejohen udhëtime për punë, shkollë, takime mjekësore dhe blerje.

Spanja, e cila ishte një nga vendet më të goditura gjatë valës së parë, ka regjistruar më shumë se 32.000 vdekje, sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”.

Postime të ngjashme

Sondazhi: Shumica e republikanëve besojnë se Biden fitoi për shkak të manipulimit të zgjedhjeve

S.B.

Shtetet kyçe vijojnë numërimin; Biden më pranë fitores

H S

Numri i të shëruarve nga COVID-19 në mbarë botën shkon në mbi 33 milionë

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...