Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Madridi nuk e ka ndërmend ta njohë Kosovën, thotë ambasadori spanjoll në Beograd

Qëndrimi i Spanjës ndaj Kosovës vazhdon të mbetet i njëjti dhe nuk ka ndryshuar asgjë në këtë drejtim – Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe kjo është politika shtetërore.

Kështu është shprehur Raul Bartolome Molina, ambasadori spanjoll në Beograd, në një intervistë për mediumin nacionalist serb “Novosti”.

“Spanja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për sa i përket Kosovës vetëm pse ndonjë vend tjetër kërkon nga ne ta bëjmë këtë”, ka thënë ai.

Bartolome Molina po ashtu u pyet edhe për deklaratën e paradokohshme të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili tha se vendi i tij do të kërkojë nga Spanja ta njohë Kosovën. Ambasadori spanjoll tha se nuk ka informacion për këtë çështje.

Sipas informatave të tij, Madridi nuk është duke u përballur me ndonjë kërkesë nga ndonjë shtet i BE-së që Spanja ta ndryshojë qëndrimin e saj karshi shtetit të Kosovës. /Zëri

Postime të ngjashme

Shefqet Krasniqi infektohet me COVID-19

Dafina Vidishiqi

‘Fyerje, provokime dhe tone të larta gjatë takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel’

Dafina Vidishiqi

Limaj për takimin e Kurtit me Vuçiq: I shkeli premtimet

Dafina Vidishiqi

Mustafa: Çështjen e Kosovës nuk e zgjidhin as katër apo 400 propozime të Kurtit, pa SHBA-të është askushi në dialog

Dafina Vidishiqi

Vuçiq kërkon hapjen e arkivave të UÇK-së

Dafina Vidishiqi

Ferdonije Qerkezi mirëpret dialogun për të pagjeturit: Pa bisedime asgjë nuk mund të bëhet

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...