Magneti gjigant që do të ndihmojë në prodhimin e energjisë së pastër

Ndryshimet klimatike kanë shpejtuar garën për të gjetur burime alternative të energjisë, të cilat nuk lëshojnë gaz karbonin dhe nuk krijojnë efektin serë në atmosferë.

 

Shkencëtarët thonë se tashmë mund të jemi edhe një hap më pranë këtij qëllimi.

Shkencëtarët në një impiant gjigant në Francë po instalojnë pjesën e parë të një magneti gjigant, i cili do të ndihmojnë në prodhimin në masë të energjisë së pastër, e cila nuk dëmton ambientin përreth nesh.

Shkencëtarët në Reaktorin Ndërkombëtar Eksperimental Termonuklear në Francën jugore kanë marrë pjesën e parë të një magneti masiv, aq të fortë, saqë prodhuesi amerikan pretendon se mund të ngrejë një avion transportues.

Pothuajse 20 metra i gjatë, e me një diametër prej më shumë se katër metrash pasi të montohet plotësisht, magneti do të jetë një komponent vendimtar në përpjekjen e 35 vendeve për ta përsosur teknologjinë e fuzionit bërthamor, për të cilën shkencëtarët besojnë se do të prodhojë energji të pastër në shkallë të gjerë.

Kjo është pjesa e parë nga gjashtë të tilla që do të formojnë magnetin qendror (ITER), një projekt që ka nisur që në vitin 1980.

Plotësisht i montuar, ai do të jetë 18 metra i gjatë dhe 4.25 metra i gjerë, dhe do të peshojë një mijë tonë.

Related posts

Video-loja Halo Infinite arrin në muajin dhjetor

Redaksia

Për të parën herë në histori, arrin në 1 trilionë dollarë vlera e Facebook

Lea Muslija

Samsung dhe upday prezantojnë një aplikacion të ri të lajmeve eSports

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More